/ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OLP), Yasser Abed Rabbo theksoi sot se Izraeli kishte zgjedhur rrugën e racizmit dhe të pushtimit në vend të negociatave duke i dhënë fitoren kryeministrit në ikje, Benjamin Netanjahu në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan dje.
Izraeli ka zgjedhur rrugën e racizmit, pushtimit dhe kolonizimit dhe nuk ka zgjedhur rrugën e negociatave dhe partneritetit", theksoi Yasser Abed Rabbo, sekretari i përgjithhsëm i Organizatës për për Çlirimin e Palestinës (OLP).

Netanjahu, armiku i palestinezëve doli kundër çdo parashikimi fitues i zgjedhjeve izraelite dhe do t'i kërkohet formimi i një qeverie të re.
Palestinezët nuk kishin asnjë iluzion për një dalje nga bllokimi aktuar diplomatik, vetëm në rast të fitores së kundërshtarit laburist të Netanjahut, Isaac Herzog.
Por, me Netanjahun ato do të përballen sërish me një kryeministër izraelit, i cili një ditë para zgjedhjeve, deklaroi publikisht se do t'i jepte fund idesë për krijimin e një shteti palestinez në rast fitoreje.