Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Adele i jep lamtumirën fansave: Nuk e di se kur do të rikthehem sërish

Këngëtarja Adele

Këngëtarja e njohur, Adele i ka dhënë lamtumirën fansave të saj, në koncertin e fundit në Las Vegas. Kjo pasi ylli i 'Someone Like You' pranoi se nuk e di se kur do të performojë përsëri.

Sipas SkyNeës, në korrik, Adele tha se do të bënte një pauzë në karrierën e saj si këngëtare, duke mos zbuluar arsyet. Videot e postuara në internet nga koncerti i saj tregojnë se këngëtarja përlotet teksa i thotë lamtumirë fansave.

“Ka qenë e mrekullueshme dhe do të më mungoni shumë. Nuk e di se kur mund të performoj sërish. Unë kam nevojë vërtet për pushim dhe kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re, për veten time dhe dua ta jetoj atë tani”, tha ajo.

Gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh me fansat në Los Anxhelos, ajo tha se nëse s'do të ishte bërë këngëtare do të dëshironte që të ishte bërë mësuese anglishte. 

'Nëse nuk do të kisha arritur të këndoja, mendoj se do të isha një mësuese anglishteje', tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”