Adele shtatzënë? Britanikja mbyll
turneun me një lajm befasues

Adele shtatzënë? Britanikja mbyll<br />turneun me një lajm befasues
Këngëtarja britanike Adele  ka finalizuar turneun e saj dhjetë mujor, duke ndarë me fansat një moment të rëndësishëm. E lumtur, Adele ka deklaruar’’Do të kem një tjetër fëmijë’’.
 
Është ende e paqartë nëse Adelë është shtatzënë, pasi pas shfaqes ajo është parë të konsumonte shampanjë, çfarë bën të dyshohet nëse është në pritje të një fëmijë.

Në një intervistë për “Vanity Fair” në dhjetor, këngëtarja u shpreh se nuk mendon që të ketë një fëmijë të dytë. “Jam tepër e frikësuar. Kam pasur një periudhë depresive pas lindjes së djalit, dhe kjo më frikëson shumë.” Në instagram, këngëtarja britanike ka postuar një fotografi në të cilën shkruhet “Mami, ja dole!”.

Përbri saj, Adele shkruan: – “ Sapo përfundova spektaklin e 107-të në dhjetë muaj. 100 për qind live çdo natë. Keni qenë të gjithë të mrekullueshëm. Ekipi im, banda ime dhe familja ime e bukur e bënë të gjithë këtë më të lehtë për mua. Shumë dashuri.”

Adele

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran