Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Adelina Ismaili është në pritje të një fëmijë. Ajo është në muajt fundit të shtatzënisë.

Diva e muzikës shqiptare është e distancuar nga rrjetet sociale, por për vitin e ri këngëtarja nga Kosova ka uruar përmes një fotoje vitin e ri 2017.
 
“Urime miq. 2017-ta qoftë një vit i mirë për të gjithë. Ju dua”,
shkruan Adelina në profilin e saj në Facebook.
 
Ajo duket me barkun e rrumbullakosur së bashku me bashkëshortin e saj, ku shfaqet e bukur si gjithmonë. Këngëtarja nga Kosova jeton prej vitesh në Zvicër me bashkëshortin e saj, Valin.

Adelina me burrin
(Adelina me bashkëshortin e saj)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com