Ademi: Burimet financiare, problematikë kryesore për bashkitë

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi tha dje se burimet financiare janë ndër problematikat kryesore në funksioninim e bashkive. “Qeveritë vendore, nuk do të mund të ushtrojnë funksionet e reja pavarsisht kompentencave që u jepet me reformën territoriale. Kjo do të thotë që funksionet e reja që u jepen bashkive, nuk janë të shoqëruara me fonde për ushtrimin e tyre”, theksoi Ademi gjatë një tryezë të shoqatës së bashkive. Sipas saj, mungesa e akteve nënligjore, sjellin paqartësi për disa nivele si, taksat dhe mënyrën sesi do të përcaktohet. ”Ligji nuk i përgjigjet aktualitetit dhe nevojës për reformim”, tha Ademi.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit