Ademi i përgjigjet Ramës: Të isha 
prej teje s'do dilja para qytetarëve

Voltana Ademi ka reaguar pas ngacmimeve të kryeministrit Edi Rama në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama fshikulloi sërish nga Shkodra kryebashkiaken demokrate të këtij qyteti, Voltana Ademi.

Gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit në kryeqendrën e veriut, Rama tha se Bashkia e Shkodrës mban rekord shembullor për gjumë.

Pas kësaj deklarate të Ramës ka ardhur edhe reagimi i Voltana Ademit. Në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se po të ishte në vend të Ramës do i vinte turp të dilte para popullit. 

"Dy fjale Edi Rames qe vjen e tallet me njerez te thjeshtë duke i thene: “shiko nga kamera dhe thuaj kshu”, “hajde fol po mos thuaj kete po thuaj ate”, “hajde falendero baben”, “me cile parti je”, “a me do fort”,”ku merr vesh ti..” etj etj

Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish. Sot të gjithë po i shohim me zë e figurë se janë vrasës, tutor e trafikant droge.

Ndaj Edi Rama flet për gjumin se kerkon të verë popullin në gjumë përball kësaj maskarade, dhe per ironi, ka guxim e flet për vetingun.

Flet per gjumin se kerkon te vere ne gjume popullin e Shkodres duke e diskriminuar politikisht, duke i dhënë fonde sa nje ish-komune e duke mos i miratuar asnjë projekt.

Por Bashkinë Shkodër nuk do arrish ta vësh ne gjume, pasi ky qytet ka shpirt demokrat dhe punëtor. Po përdor shumë marifete, por me humbje spektakolare do dalesh nga Shkodra!

E dini kush eshte Rama? Ështe ai që tha para pak kohesh se nuk na jep Bashkia Shkoder leje për “Kafen e Madhe”. Nderkohe qe nuk kishte aplikuar fare per leje! Lejet janë në dorë të Edi Ramës dhe jo në dorë të Bashkisë së Shkodrës. Te ketij format genjeshtre i ka edhe diskutimet e premtimet.

Por, kjo do i zgjase deri me 18 qershor kur kryeminister i vendit do jetë Lulzim Basha!"
, thuhet në reagimin e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen