Ademi: Komunikimi i parë me Yuri Kim miqësor, fjala e saj inkurajim...i ndava edhe ndonjë shqetësim (VIDEO)

Bisedën  dje me ambasadoren e Shteteve të bashkuara të Amerikës në vendin tonë, e ka vlerësuar si një komunikim miqësor dhe jo zyrtar. Një mbështetje dhënë nga një zonjë që e vlerëson punën në terren, i ka dhënë qytetares së parë të Shkodrës, kurajën dhe inkurajimin për të vazhduar me forcë punën në drejtim të sigurisë së shëndetit të qytetarëve. Në një intervistë për Report Televizion, Voltana Ademi tha se foli me Yuri Kim si një mike, duke i shprehur kryediplomates edhe ndonjë shqetësim të sajin.

"Është komunikim i parë pas ardhjes së ambasadores, mund të kishte një takim, por jemi në këto kushte, e kam vlerësuar si mbështetje. Ne punojmë të gjithë në territor, mjekët janë në vijën e parë, pastaj vijnë administrata që është në vijën e parë, punonjësit sociale, policia bashkiake, e rendit, dhe u bë e pesta javë është e vështirë, ka një presion në rritje të një kërkesë të vazhdueshme për ndihmë. E kam vlerësuar si mbështetje fjalën e saj duke inkurajuar të gjithë ne territor të vijojmë të punojmë bashkë. Kemi bashkëndarë informacion, ndoshta ndonjë shqetësim duke siguruar që si një mike e mirë kështu ka qenë komunikimi, nuk mund ta quaj zyrtar ka qenë shumë i afër, është një person që e njeh territorin, vlerëson e inkurajon. Fjala e një zonje ka vlerë", u shpreh kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Edhe vetë lajmërimi për këtë bisedë që Yuri Kim bëri në rrjetet sociale, ishte po kaq miqësor.

"Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t'i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë dhe të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të rrimë në shtëpi", shkruante dje kryediplomatja amerikane teksa postoi këtë foto.

Foto e publikuar nga ambasadorja amerikane


Lajmi kryesor:

Ademi: Biseda me Yuri Kim, miqësore! Vizitën në Shkodër të Lleshajt e mësova nga televizori! (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës