Ademi prezanton programin
për mbështetjen ndaj bujqësisë
Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës Voltana Ademi zhvilloi një takim për prezantimin dhe konsultimin e programit për zhvillimin rural të zonës.
SHKODER - Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës
Voltana Ademi zhvilloi një takim për prezantimin dhe konsultimin e programit për zhvillimin rural të zonës. Aktiviteti i cili u mbajt nën moton “Për Shkodrën e së ardhmes”, kishte në fokus problematikat dhe sfidat e zhvillimit e të integrimit të zonave rurale të kësaj Bashkie nëpërmjet një programi të hartuar me specialistë të fushave përkatëse. Të ftuar në këtë takim ishin fermerë, përfaqësues të agro-biznesit, të shoqatave të përdoruesve të pyjeve etj. Gjatë fjalës së saj, Ademi u ndal tek disa nga sektorët kryesorë të ekonomisë rurale të cilat do të kenë gjithë vemendjen kryesore të Bashkisë së Shkodrës, siç janë bujqësia, blegtoria, agro-përpunimi, pyjet dhe kullotat, peshkimi etj.
Kandidatja Ademi e sheh zhvillimin e territorit të lidhur ngushtë me përforcimin e identitetit të secilës zonë duke pasur parasysh resurset natyrore, profilin ekonomik dhe produktet, shtrirjen e shërbimeve, trashëgiminë kulturore e historike dhe arkitekturën specifike.
Znj. Ademi tha se mbështetja specifike për bujqësinë dhe agro-përpunimin do të bazohet në investimet në infrastrukturën bujqësore e kryesisht në sistemet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja; mbrojtja e tokës nga dëmtimet; ngritja dhe forcimi i shërbimit të këshillimit; marketingu, shpërndarja dhe tregtimi i produkteve në tregje të përshtatshme; parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve të kulturave bujqësore si dhe ato të blegtorisë që mbarështohet; saktësimi dhe regjistrimi i të drejtave të pronësisë mbi tokën bujqësore dhe kategorive të tjera në hapësirën rurale.
Ajo shtoi se do të punojë në drejtim të rritjes së fondeve nga buxheti bashkiak si dhe orientimin e fondeve të programeve nga donatorë apo ato të partneritetit publik-privat në sektorin bujqësor. Dy elementë të rëndësishëm në programin e kandidates Ademi shihen edhe ndërthurja e investimeve në sektorin bujqësor me ato të karakterit turistik si dhe mbështetja e prodhuesve e fermerëve për t’u vetorganizuar.
Redaksia Online
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08