ANGLI - Qindra spiritualistë, turistë dhe zbulues janë mbledhur si në çdo vit për të festuar fillimin e solsticit veror, ditës më të gjatë në vit, në gurin monumental të Stonehenge në Pllajën e Salisbury-t, Angli.

Të dy solsticët, ai veror dhe dimëror, tërheqin qindra vizitorë çdo vit në Stonehenge. Sipas Druid, një festë pagane që rrjedh nga kultura Çeltike e Britanisë, besohet se Stonehenge ka qenë një qendër shpirtrash që daton rreth 5 mijë vjet më parë.

Janë dy pjesë gurësh që formojnë të gjithë monumentin, Guri Sarse dhe Guri Blue. Studimet kanë treguar se guri më i madh, Sarsen, e ka origjinën nga zona ndërsa ai më i vogël është transportuar nga luginat Preseli të Wales, rreth 200 km nga vendi, rreth shekullit 2100 para lindjes së Krishtit.

Arkeologët ende studiojnë të dhënat dhe faktet historike për të kuptuar sesi këto dy gurë që peshojnë mbi 45 tonë, vazhdojnë të rrinë në një pozicion të tillë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)