Aeroporti i Kukësit është kthyer në një dhimbje koke për pushtetin vendor, që nuk po arrin ta mirëmbajë. Gjendja e aeroportit duket të jetë tejet e rrënuar. Teksa pritet të vihet nën funksion, situata e këtij aeroporti është shumë e vështirë dhe pa asnjë zhvillim për përmirësimin e zonës së aeroportit.
Në një kohë kur qeveria po negocion për vënien në efiçencë të aeroportit të Kukësit, ky i fundit është në gjendje të rënduar infrastrukturore dhe kostot e amortizimit janë të larta ndaj duhen investime të reja. Ferrat dhe shkurret kanë depërtuar gati në pistën e aeroportit. Që kur u ndërtua aeroporti, nuk është vënë asnjë ditë në punë, ndërsa për kuksianët edhe pse skeptik, vënia në funksion e aeroportit do të thotë zhvillim për zonën.
Objekti shihet të jetë më leverdi për fluturimet loë. Pozicioni mes Tiranës dhe Prishtinës ,shkurton shumë kohën e lidhjes me dy kryeqytetet shqiptare për pasagjerët e mundshëm.
Mos funksionimi i aeroportit te Kukesit eshte veper e hajdutit Nano ,qe ka firmos kontraten me kriminale me TIAn per aeroportin e Rinasit ku koncensionarit i eshte dhene fuqi absolute dhe mbi shtetin . SPAKU duhet te hapi dosjet per korrupsionin kriminal qe eshte kryer ne Shqiperi me koncensionet ,qe nga Nano , Berisha dhe Rama . Ka dy vjet qe eshte kryer marreveshja me TIAn dhe akoma aeroporti e Kukesit nuk eshte vene ne pune . Ku jane premtimet e Haxhinastos , Dervishajt dhe Gjiknurit . A ka oergjegjesi penale, per ndonje korrupsion qe nuk fillon puna . Pritnim qe Rama ti ipte drejtim puneve por me keq . Kjo klase politike eshte e korruptuar dhe e falimentuar nga ana politike
Përgjigju