Zgjedhjet e afërta vendore duket se nuk janë mjaftueshëm arsye e fortë që procesi i nisur i zgjedhjeve në Partinë Demokratike të përfundojnë në afatet e parashikuara në urdhrat e firmosur nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Me ndryshimet në statut më 28 prill selia në qendër urdhëroi nisjen e zgjedhjeve në degët vendore të Partisë Demokratike, proces që parashikohej të mbyllej brenda muajit qershor, që më pas i hapte rrugë zgjedhjeve në qendër.
Në fillim të muajit maj selia qendrore e Partisë Demokratike shpërndau një urdhër që mbante firmën e kryedemokratit Basha dhe sekretarit të përgjithshëm, Arben Ristani që urdhëronte nisjen e procesit zgjedhor në dy nivelet të organizimit të degëve vendore të PD, në seksione dhe grupseksione.
Fillimisht, procesi zgjedhor parashikohej të zhvillohej për nivelin e grupseksionit dhe të seksionit, sipas parimit “një anëtar, një votë”. Këto zgjedhje duhet të përfundonin deri në datën 20 qershor, gjë që nuk ka ndodhur.
Sipas burimeve në selinë e Partisë Demokratike zgjedhjet do të shtyhen për muajt e vjeshtës, ndërsa angazhimi kryesor i selisë qendrore por dhe i drejtuesve lokalë do të fokusohet në denoncimet dhe çështja e Teatrit Kombëtar.
Për këtë, krerët aktual të degëve lokale të PD, në vend të takimeve për zgjedhjet, po zhvillojnë takime me strukturat për vazhdimin e aksionit politikë ku shqyrtohen ngjarjet politike dhe propozohen ide për vijim e aksionit opozitar.
Komente












PUNE NUK DINI ME BO POR PER DENONCIME SJUA HA QENI SHKOPIN .HAM HAM HAM .OPOZITA JA KU JAM .ME ALIBEJ ME BABALE JU KA NGEC TOPI NE SHALE .
Përgjigju