Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar përgjigjen e SPAK, pas kërkesës së tij për informacion mbi ecurinë e hetimeve për kallëzimin për parkun fotovoltaik në Digën e Zadejës, çështje për të cilën akuzon zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në përgjigjen kthyer Bardhit, SPAK thekson se procedimi penal është regjistruar dhe hetimet lidhur me këtë çështje po vazhdojnë ende.
Bardhi thekson se ky procedim është i katërti në radhë që regjistrohet për Ballukun, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy "tigrat" e Vlorës.

Përgjigjja e SPAK e publikuar nga Gazment Bardhi
Më 1 shtator të këtij viti, Bardhi kërkoi informacion mbi ecurinë e hetimeve mbi këtë dosje, për të cilën thotë se janë vjedhur 5 milionë euro në dëm të shtetit përmes kostove të fryra.
Në dhjetor 2024, Partia Demokratike paditi në SPAK Belinda Ballukun të cilën e akuzon se ka miratuar kosto 3 herë më të larta për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës.
Në denoncimin e PD që ndodhet prej gati 9 muajsh në sirtarët e SPAK, thuhet se nën varësi të Belinda Ballukut, KESH lidhi një kontratë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik të Digës së Zadejës për 8.13 milionë euro ose sa 97% e fondit limit.
Por sipas paditësve, ndërkohë, një projekt tjetër, thuajse binjak me këtë shtetërorin, u kushtoi investitorëve privatë jo 8 milionë euro, por vetëm 3 milionë euro.
Bardhi thotë se kostoja është fryrë me dijeni të Belinda Ballukut, si përfituesja fundore e 5 milionë eurove.
Komente













Kuptohet se keta per çdo gje qe eshte ndertuar ne vend thone qe u vodhen , se vidhnin vete dhe nuk ndertonin , te pakten qeveria e lepin gishtin por nderton .hetoje duman se qenin e ngordhur do te gjesh .
Përgjigju