Kreu i grupit të PS, Taulant Balla është paraqitur në GJKKO ku do të dëshmojë në dosjen Partizani, në cilësinë e kallëzuesit. Në një komunikim me gazetarët, Balla tha se i qëndron kallëzimit të tij, ndërsa theksoi se të gjithë politikanët duhet të mbështesin punën e drejtësisë së re që po çmonton korrupsionin shumëvjeçar.

Taulant Balla: Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim tek drejtësia dhe drejtësia është një institucion që po forcohet dita-ditës, ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet që mbështesin drejtësinë, punën e SPAK, të cilët po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri. Që nga viti 19912 kur shqiptarët bënë shtetin e parë, Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europws se sot. Arsyeja është reforma në drejtësi, që ka kthyer besimin tek drejtësia. Pritshmëria jonë që të mbyllim negociatat brenda 2027-ës është e vërtetë.

A i qëndroj kallëzimit tim? Këta që i ke në bankë të akuzuarve kanë kallëzuar për shpifje në 2012. Këtij kallëzimi i qëndroj fjalë për fjalë, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë.


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Skema e privatizimit u ndërtua për të favorizuar Malltezin, gjithçka brenda 6 muajve! Përfitoi nga vjehrri kryeministër