Afera ‘Partizani’/ GJKKO konfirmon masën 'detyrim paraqitje' për Sali Berishën, 'burgoset' brenda Shqipërisë: Të paraqitet në SPAK një herë në dy javë

TIRANË- Gjykata ka konfirmuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' dhe ndalim për daljen jashtë Shqipërisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv për aferën e privatizmit të ish- kompleksit 'Partizani'.

Sali Berisha urdhërohet të mos dalë jashtë shtetit dhe të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10.00 para oficeres së policisë gjyqësore Adelajda Ahmetaj. Me këtë vendim, Gjykata vendosi të konfirmojë masën e sigurisë ndaj ish kryeministrit, të vendosur në datën 20 tetor 2023 kur urdhëroi edhe arrestimin e Jamarbër Malltezit, dhe masën detyrim paraqitje për biznesmenin Fatmir Bektashi.

Gjykata e shpalli vendimin pas një seance që nisi të enjten në orën 15.00, pas gjyqtarja Flora Hajderinaj, rrëzoi kërkesën për përjashtim dhe konfirmoi si legjitime gjyqtaren e masës Irena Gjoka. Seanca e së enjtes zgjati rreth 2 orë e 40 minuta. Shkak për këtë kohëzgjatje, u bë tërheqja nga mbrojtja e avokateve Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, të cilat u zgjodhën nga lista e gjykatës, pasi mbrojtësit e pajisur me prokurë nga Berisha braktisën gjykatën një ditë më parë ndërsa avokati i parë i caktuar nga shteti, Artan Simoni u zëvendësua të mërkurën.

Pas tyre Gjykata zgjodhi nga lista e mbrojtësve të paguar nga shteti avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia të cilave në orën 10.30 të së enjtes u la kohë për tu njohur me dosjen deri në orën 15.00. Pas nisjes së seancës, Gjykata tha se të pranishëm në sallë ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e paguar nga shteti, Rabije Cenalia dhe Jalldiz Kastrati të cilat nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes. Report Tv kontaktoi me avokaten Jalldiz Kastrati mbi arsyet pse nuk përfaqësoi Berishën në një kohë që kishte pranuar fillimisht, e madje kishte marrë materialet e dosjes për tu njohur, por ajo tha se nuk mund të flasë për seancën që ishte zhvilluar me dyer të mbyllura.

Për të shmangur një zvarritje të mëtejshme të procesit, referuar listës së avokatëve të paguar nga shteti, Gjykata caktoi si avokate Valentina Todoreskun. Asaj iu la koha e nevojshme për t'u njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha dhe më pas u bë konfirmimi i masës.

Vlerësimi i masës ndaj Sali Berishës hyri në një spirale të pazakontë që prej datës 21 tetor, kur oficerë të policisë shkuan në selinë e rithemelimit, për t'i njoftuar të pandehurit për "Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore". Pasi nuk arritën të marrin firmën e Berishës, agjentët e policisë tentuan ta bëjnë këtë dy ditët në vazhdim duke u paraqitur tek banesa e ish-kryeministrit. Më 24 tetor, dy avokatët Sokol Mengjesi dhe Genc Gjokutaj të pajisur me prokurë nga Berisha, u paraqitën në gjykatë, ku kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe pretenduan se bënë një kallëzim penal ndaj saj, me argumentin se nuk ka kërkuar autorizim nga parlamenti për masën ndaj Berishës. Një ditë më pas, ata braktisën seancën duke akuzuar gjykatën se nuk u dha aktet, dhe se refuzoi kërkesën e tyre për të kërkuar interpretim në gjykatën Kushtetuese.      

Kërkesën për përjashtimin e gjyqtares e ka shqyrtuar dhe rrëzuar sot gjyqtarja Flora Hajredinaj, e cila nuk e ka përjashtuar Gjokën, me argumentin se kërkesa e avokatëve të Berishës është e pabazuar. 

Akuzat 

Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.  Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për 'korrupsion aktiv' dhe 'pastrim parash' . GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. 

Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri.

Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në kesh, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milinë euro.

Nga ana tjetër edhe Bektashi dyshohet se ka kryer korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në bashkëpunim me Malltezin, duke i dhënë atij përfitimeve të paligjshme në shuma të mëdha, me qëllimin e përbashkët për të bërë ndërtime në terrenet sportive. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Malltezin kanë kryer pastrim të produkteve të veprës penale teksa kanë fshehur origjinën e vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

GJKKO konfirmon masën e sigurisë për Sali Berishën

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Gjyqtarja s’u përjashtua, Berisha gjobitet me 50 mijë lekë

1698227816_saliberisha.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha është gjobitur me 50 mije lekë pas rrëzimit të kërkesës së palës mbrojtëse që gjyqtarja Irena Gjoka të përjashtohet.

Neni 22 i kodit të Procedurës penale parashikon që nëse kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit rrëzohet, pala kërkuese, në këtë rast, avokatët e Berishës, paguajnë shpenzimet gjyqësore si dhe një gjobë deri në 50 000 lekë, në ngarkim të palës që, duke abuzuar, ka parashtruar një kërkesë të padrejtë.

Ora 19:14
Afera e 'Partizanit'/ Shkëlzen Berisha sulmon avokaten e re të Sali Berishës të caktuar nga shteti: Pas avokat 'bishës', caktohet patronazhistja e Ramës

1698340850_6400ac29b39ea7c8d5b10338bed63b77beb0.jpg

Shkëlzen Berisha, ka reaguar sërish pasi GJKKO caktoi si avokate mbrojtëse për Sali Berishën Valentina Todoreskun, për shkak se dy avokatet e tjera Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia të caktuara nga shteti kanë refuzuar për të marrë përsipër mbrojtjen e ish-kryeministrit në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. 

Në një reagim të tijin në Facebook, Shkëlzen Berisha ka ironizuar duke shpërndarë një postim të saj të bërë në rrjete sociale me statuset e Ramës.

“Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!”, shkruan ai, a thua ia ka fajin shteti, që avokatët që paguhen nga vet Berisha, u larguan nga gjykata dhe e lanë atë pa përfaqësuar.

Ora 17:31
Afera për ish-kompleksin Partizani, GJKKO konfirmon masën e sigurisë për Sali Berishën: Dy herë në muaj të paraqitet në SPAK

Gjykata ka konfirmuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish kryeministrin Sali Berisha në lidhje me aferën e ish-kompleksit Parizani.

Vendimi i Gjykatës

Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

-Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

-Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Sali Berisha.

GJKKO konfirmon masën e sigurisë për Sali Berishën
 
Ora 17:30
'Afera 'Partizani'/ Dy avokatet e caktuara nga shteti vonojnë vendimin për Sali Berishën, heqin dorë nga mbrojtja pasi njihen me dosjen! GJKKO cakton emrin e ri

1698336006_4545.jpg

Avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia të caktuara nga shteti për të bërë mbrojtjen e Sali Berishës kanë zgjedhur të mos e marrin përsipër çështjen. Mirëpo vendimin e bënë me dije pasi morën kohë dhe u njohën me dosjen ndaj ish-kryeministrit, duke e vonuar edhe më tej konfirmimin e masës së sigurisë për Berishën nga Gjykata. Megjitha pasi dy avokatet e caktuara nga shteti dhanë dorëheqjen nga mbrojtja në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, GJKKO caktoi si avokate për të ndjekur Berishën, Valentina Todoreskun, të cilës i la kohën e nevojshme për t’u njohur me dosjen deri në marrjen e vendimit.

Njoftim i Gjykatës

- Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.
- Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati.
- Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.
- Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e  mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

Ora 15:37
'Partizani'/ Gjykata rrëzon kërkesën e Sali Berishës, nuk përjashtohet nga çështja gjyqtarja Irena Gjoka

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e ish-kompleksit “Partizani”. Këtë kërkesë të Berishës e ka shqyrtuar brenda ditës gjyqtarja Flora Hajredinaj, e cila ka vendosur që Irena Gjoka të mos përjashtohet nga kjo çështje. Sipas Hajredinajt kërkesa e avokatëve të Berishës është e pabazuar. Këta të fundit kanë pretenduar se Gjoka ka shkelur Kushtetutën pasi sipas tyre duhej marrë më parë leje në Kuvend për të dhënë më pas vendimimin "detyrim paraqitje" dhe moslejmin të daljes jashtë vendit psër Sali Berishën. Edhe gjyqtarja Hajredinaj që ka shqyrtuar kërkesën është në një linjë me Gjokën.

Ora 12:00
'Kërkoj dy ditë kohë, nuk po refuzoj', zbardhen debatet mes avokates së Berishës dhe prokurorëve të SPAK

GJKKO vendosi që të shtyjë në orën 15:00 gjyqin për Sali Berishën s ai takon çështjes së ‘Partizanit’. Seanca u shty që dy avokatet e shtetit, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, të njihen me dosjen.

Ndërkohë janë zbardhur edhe diskutimet brenda në seancë. Avokatja Cenalia ka kërkuar dy ditë kohë që të njihet me dosjen, me argumentin se është voluminoze.

Ndërkohë teksa ajo kishte pranuar mbrojtjen, SPAK ka thënë se do të njoftojnë dhomën e avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen, por Cenalia ka ktheksuar se s'po refuzon por i duhet kohë. Prandaj u vendos shtyrja e senacës për në orën 15:000.

“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, mësohet të jetë shprehur Cenalia.

Ora 11:52
‘Përderisa dal nga salla….’, dy avokatët e caktuara nga shteti pranojnë çështjen ndaj Berishës

 

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha për çështjen ‘Partizani’ është shtyrë për në orën 15:00. Dy avokatet e shtetit, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, kanë marrë kohë për t’u njohur me dosjen.

Një prej avokateve teksa ka dalë nga seanca nuk kanë pranuar të flasin për gazetarët. Ndërkohë që Kastrati tha se ka pranuar të marrë çështjen.

“Përderisa po dal nga salla, natyrisht. Ju lutem, ka seanca të tjera…”, tha Kastrati.

Ora 11:14
Afera ‘Partizani’/ Shtyhet në orën 15:00 seanca për Berishën! GJKKO i jep kohë dy avokatëve të shtetit të njihen me dosjen

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është shtyrë për në orën 15:00. Seanca ishte parashikuar që të mbahej në orën 10:00, por GJKKO i ka lënë kohë dy avokatëve të shtetit, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, që të të njihen me dosjen.

“Në datën 26.10.2023, ora 10.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia. Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar diten e sotme, në orën 15.00”, njofton gjykata.

Ora 10:43
Afera ‘Partizani’, Berisha dorëzon sot me shkrim kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ja kush e gjykon

 

Mbrojtja e Sali Berishës ka depozituar kërkesën në GJKKO, ku kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e aferës së privatizimit të Partizanit. Kërkesa e Berishës do gjykohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Në kryesekretarinë e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhrit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.

Ora 09:58
Gjyqi për Berishën, ja kush janë dy avokatet e shtetit që do mbrojnë ish-kryeministrin

 

Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, për vlerësimin e masës së sigurisë sa i takon çështjes së privatizimit të Partizanit. Report Tv ka mësuar edhe dy emrat e avokatëve të shtetit që do të mbrojnë Berishën. Bëhet fjalë për Jalldiz Kastrati dhe Rabie Cenalia. Dy avokatët e shtetit u caktuan pasi mbrojtësit e Berishës braktisën seancën, ndërsa avokati Artan Simoni u zëvendësua pas sulmit të Shkëlzen Berishës.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 27/10/2023 12:50

    pse nuk e marrin per zhelesh ne gjykate? pse?

    Përgjigju
  • Disko Partizani: 27/10/2023 03:15

    O sal, nuk e shpeton dot dhendrin, esht i mbytur nga korruptsioni ashtu si ty

    Përgjigju
  • Iris: 27/10/2023 02:23

    Dy here ne muaj,ne dite te caktuara e ne orar te caktuar ne gjykate! Tani Berisha ka per te provuar si jetohej e punohej ne internim e rrethim ne kohen e Bosit te tij te dashur! Sa per komentet e Shkelzenit qe na qenka i pakenaqur nga avokatet qe ka caktuar shteti,(qe normalisht nuk duhej,sepse te tille jane vetem per varfanjake,jo per milionerin Berishe),pse nuk i gjen ai nje avokat babit me tere ato para qe ka?! Gjithashtu,shume mire qe e kane gjobitur,por duhej bere jo per ate arsye qe japin,por per mosparaqitje ne gjyq dhe per kercenim e denigrim te njerezve te drejtesise! Nje koment e kam dhe per Jalldizin e Rabijen,jo se me vjen keq per Berishen,por i shikoj keto te dyja si dy te paafta e frikacake ne profesion.Kur nuk merrni persiper nje rast te tille korrupsioni,si do t'i mbroni viktimat t'a zeme te krimeve te tilla si vrasje,perdhunim,etj? E di qe avokatet,gjyqetaret e prokuroret specializohen per ceshtje te vecanta sic specializohen mjeket,por duket qe keto te dyja jane diplomuar kot per drejtesi! Keto te dyja nuk vlejne as per gjyqe divorci,apo gjyq aksident makinash,jo me per gjyqe korrupsioni,ose vrasjeje!! Do te ishte gabim qe nje nevojtar t'i marre si avokate.Le qe kush perfundojne av.shteti?! Ata qe jane avokate vertet te mire,jane te kushtueshem e kane nje liste klientele qe reflekton pagesen qe marrin keta superavokate por dhe vendimet qe dalin ne gjyqet e tyre.

    Përgjigju
  • polici: 26/10/2023 22:51

    o sali ajo grope qe hape tek fusha aviacuonit,,do te kthehet ne varrin tend...

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 26/10/2023 20:11

    Lidheni qenin plak si ban si trim bashk me Noken, e Jozefinen, shifni mos kan edhe ata naj vjedhje madhe , jozefina ka prona në Razëm, që i dalin ne mbrojtje krimit.

    Përgjigju
  • Fabio: 26/10/2023 19:07

    Berisha kesaj here me ane te mosveprimit te tij dhe injorimit spektakolar te krijeses se Rames spakut, po na tregon ne fakt se sa e kapur eshte drejtesia medemek e re. Caktojne avokate shteti per Salen qe per cudi peshkohen nga rradhet e patronazhisteve sikur ska te tjere, apo vendosin gjyqtare qe takohen naten kafeneve me paditesit urdherues (t.balla) dhe nuj dorehiqen para se tju dali boja. Nga ana tjeter media proqeveritare me regji nga fuga&co te sjellin zorret e barkut ne goje. Me pak fjale po ndodh nje show politik, i shemtuar nepermjet te cilit bindemi perdite se drejtesia e re eshte vetem iluzion dhe ky i joni eshte nje vend i pa shprese tashme dhe nen diktat

    Përgjigju
    • Çapaliku: 26/10/2023 19:53

      Ti duhet te jesh gjeni. Je i vetmi qe e ke kuptuar sesi funksionon drejtesia. Me siguri te plepat e ke marr diplomen dhe ti.

  • Ndergjegja: 26/10/2023 13:22

    Kaq kokerr shejtanbudalla more saleh qenke...e kupton qe po tallin lesht me ty gjithe Shqiperia....sonte do te te shoqerojne plakat mbi 80 vjeçe per te te dhene feedback mor derzi e punzi. Ke ikur per lesh dhe per ty nuk e rruan kush. Te pret Reçi saleh e aty tu befte dita 2000!

    Përgjigju
  • Maks: 26/10/2023 12:22

    Ne burg qelbesirat dhe tu sekuestrohet pasuria te gjitheve te djatht dhe te majt

    Përgjigju
  • Tiku: 26/10/2023 12:17

    Per sa koh do ta shikojm fytyren e ketij, pothuajse cdo dite ne portale, tv,etj,etj shikojm fytyren e ketij.

    Përgjigju
  • Lesheli: 26/10/2023 12:06

    Drejtesia dhe avokatia qenka pd+pl, nga te gjitha anet sala dhe agushi qenkan te fortifikuar. Ju te SPAK-ut jepuni nje mesim te mire ketyre fshatareve tropoj skrap qe me diplloma te kristalit arriten te behen avoketer, se tru s’kane, se jane nga familje cobenesh me dhi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë