Affleck për ish-gruan e tij Jennifer:
Ajo është një nënë e mrekullueshme

Affleck për ish-gruan e tij Jennifer:<br />Ajo është një nënë e mrekullueshme
Kur bëhet fjalë për një njëri që e ke pasur njëherë të vetme në jetë nuk nuk mund të thuash asgjë të keqe. Aktori Ben Affleck gjatë kalimit në tapetin e kuq të premierës së filmit të tij më të ri “The accountant” ka thënë se Jennifer Garner po mbështet kandidaten demokrate Hillary Clinton në Nevada.

“Ajo tani është në Reno duke bërë atë që beson se është më e mira. Jam shumë i impresionuar nga ajo dhe gjithçka ajo po bën.” – është shprehur aktori 44 vjeçar. “Ajo është një nënë e mrekullueshme.”

Çifti njoftoi ndarjen e tyre pas dhjetë vitesh martesë në qershor të vitit 2015. Pavarësisht ndarjes, të dy aktorët ruajtën një marrëdhënie miqësore për hir të fëmijëve, Violet, 10 vjeç, Seraphina, 7 dhe Samuel, 4 vjeç.

Ben dhe Jennifer janë duke u përpjekur të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre. Ata po planifikojnë të festojnë Halloween-in bashkë me fëmijët.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois