/ATSH/- Në natën e katërt të Javës së Kulturës Shqiptaro - Britanike në Londër, mbrëmjen e së martës u promovuar libri i Noel Malcolm "Agents of Empire", në një ceremoni të organizuar në Ambasadën e Shqipërisë në Londër.
Diplomati i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha u shpreh se në selinë Ambasadës shqiptare nuk ka pasur kurrë më shumë miq të një elite kaq të lartë angleze, sikurse që kanë qenë gjatë promovimit të këtij libri.
Ai bën të ditur se në ceremoninë e këtij promovimi ishin të pranishëm editorë të gazetave më prestigjioze si: Telegraph, Charles Moore, pastaj drejtori i Institutit Mbretëror të Antropologjisë, David Shankland, editori i revistës Standpoint, Daniel Johnson, arkitekti i famshëm Mark Willingalle, gazetari Harry Eyre, stërnipi i Ambasadorit të parë Britanik në Tiranë, 1922, me të njëjtin emër dhe shumë të ftuar të tjerë.
Agjentët e Perandorive është një libër i cili sjell përpara lexuesit një histori të padëgjuar më parë, të një familje shqiptare nga Ulqini në shekullin e 16 - të e cila ndahet pas pushtimit osman në dy degë: Njëra shkon drejt Lindjes në Stamboll ndërsa tjetra drejt Venedikut.
Pinjollët e kësaj familje arrijnë të marrin komandën e ushtrive të dy perandorive dhe në një moment historik ato dy ushtri ndeshen më njëra tjetrën duke qenë nën komandën e dy pinjollëve shqiptar të së njëjtës familje.
Java e Kulturës Shqiptare në Londër filloi mbrëmjen e 28 Majit, me hapjen e Ekspozitës "HOMAGE PËR EDWARD LEAR", në Galerinë 12 Star në Europe House.
Në hapjen e ekspozitës moren pjesë një numër ambasadorësh, diplomatë, artistë, sirs, profesorë, britanikë, dashamirës të artit figurativ, bashkëatdhetarë me qëndrim në Britaninë e Madhe, konsujt e nderit të Shqipërisë, Bryony Bethel dhe Rudi Vata, stutentë shqiptarë në universitetet e Londrës, etj.
Hapjen e ekspozitës e deklaroi Jacqueline Minor, Kreu i Komisionit Europian në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo vlerësoi jo vetëm punën e artistit të madh shqiptar Bashkim Izano - Ahmeti por edhe vetë artin shqiptar si pjesë integrale e artit europian.
Më pas artisti foli për lidhjet e tij shpirërore me Edward Lear që në fillimet e tij në kalldrëmet e Gjirokastrës.
Ekspozita do të vazhdojë të rrijë e hapur në Galerinë 12 Star deri me datën 19 qershor 2015.
Salla e ekspozimit është vendi ku Komisioni Europian organizon veprimtari thuajse të përditshme me vendet e BE - së.
Java do të vazhdoi me prezantimin e librit të Dr Enver Bytyçit, "Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo", në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër si dhe me ceremoninë e dorëzimit të Albumit muzikor "Këngët e Atdheut ".
Ky libër muzikor është një dhuratë e muzikantëve, Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, enkas për fëmijët e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.
/Shqiptarja.com