Agnesa Vuthaj: Një mashkull
i bukur dhe i mençur nuk mjafton

Agnesa Vuthaj: Një mashkull<br />i bukur dhe i mençur nuk mjafton
Angnesa Vuthaj është nga ato personazhe që përherë jep freski në faqet e shtypit rozë.

Ka ditur ta menaxhojë më së miri famën e saj dhe të qenit një nga bukuroshet shqiptare më të kërkuara në faqet e gazetave e të revistave.

Kjo simpati sipas saj ka të bëj me përkushtimin ndaj punës, por edhe mbi atë sesi ajo është, sesi vepron dhe se si e menaxhon veten.

Në këtë intervistë Agnesa ndan me lexuesin tonë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj, për lumturinë dhe për verën; kjo e sivjetshjma është më e bukura për të.

Arsyen e gjeni mes rreshtave të kësaj interviste.  
 

 
Agnesa si po e kaloni këtë verë?

 
Kjo verë është një ndër më të bukurat që kam jetuar deri më tani! Jam në pritje të fillimit të disa projekteve, për të cilat kam punuar shumë muajt e kaluar dhe po e shfrytëzoj këtë periudhë për pushime.
 
Përherë e angazhuar me punë, sa kohë gjeni për veten?
 
Kam filluar t’i përkushtohem më shumë vetes kohëve të fundit, ndërsa vitet e kaluara kam qenë më shumë e dhënë pas punës.

Tani kam gjetur një balancë mes punës dhe kohës për veten dhe po ndjehem shumë më e relaksuar kështu. Njëkohësisht edhe më e frymëzuar për projektet e ardhshme.
 
Jeni ndër vajzat më të bukura, e më të pëlqyera për faqet rozë dhe revisat, si ju bën të ndiheni ky fakt?


A jam vërtetë (qesh). Sigurisht që do më gëzonte shumë ky fakt, sepse ndërlidhet me profesionin tim dhe gjithmonë jam e përkushtuar në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e karrierës sime dhe kur kjo vlerësohet, ndjehem vërtetë e plotësuar.


 
Ju pëlqen kur njerëzit flasin për ju?

Unë jam mësuar të dëgjoj vazhdimisht të flitet për mua, apo të shkruhet. Tashmë më duket e zakonshme.
 
Po kur e kthejnë kokën dhe ju shohin me kureshtje?
 
Edhe me kthimin e kokës jam mësuar. Më duket normale. Edhe unë e kthej kokën të shoh dikë që më pëlqen.
 
Ku e ndjeni më shumë faktin që je personazh publik dhe e famshme në Kosovë apo në Shqipëri?
 
E ndjej çdo ditë në Kosovë, duke qenë që jetoj këtu dhe jam më aktive në media dhe në projekte televizive, por nuk kaloj pa e ndjerë edhe në Shqipëri sa herë që jam atje, qoftë për punë apo për qejf. 
 
Cili mendon se është çelësi i suksesit që iu bën kaq të kërkuar?

Definitivisht puna. Unë kam fituar konkurset më të rëndësishme të bukurisë në Kosovë e Shqipëri, por jam përkushtuar me shumë vullnet e disiplinë për të ngritur veten time dhe për të zhvilluar karrierën time.

Kjo,  jo vetëm përmes spektakleve të bukurisë vendore e ndërkombëtare, por edhe nëpërmjet ngritjes akademike. Gjithashtu jam përkujdesur vazhdimisht për krijimin e imazhit pozitiv në publik.
 
Si është jeta e Agnesës në një ditë të zakonshme?

Besoj që jetoj një jetë normale dhe ditët e mia të zakonshme janë të zakonshme.



Kam gjetur një balancë mes angazhimeve të mia publike dhe atyre private dhe e shijoj shumë secilën ditë.

Edhe nëse e kaloj në shtëpi apo udhëtime, me famije apo miq, si dhe kur jam e angazhuar me projekte publike.
 
Miqtë më të mirë, cilët janë?

Mendoj që miqtë e mi janë miqtë më të mirë.

I vlerësoj dhe ruaj miqësitë e krijuara ndër vite dhe  jam e hapur edhe për  miqësi të reja.

Kam mikeshat e mia, të cilat i takoj thuajse çdo ditë, por kam edhe miq të cilët mund t’i takoj shumë rrallë, por  marrëdhënia jonë është shumë e thellë dhe ata kanë një vend shumë special në jetën time.
 
Si reagoni ndaj atyre që kanë xhelozi apo inat ndaj jush?

Jam e lumtur që nuk më qëllon të përballem me ata që kanë xhelozi apo inat ndaj meje dhe që energjia e tyre nuk arrin të depërtojë tek unë asnjëherë.

Unë besoj që të xhelozosh apo të kesh inat dikë është çështje personale dhe mund t’i bëj keq vetëm atij që e ndjen inatin apo xhelozinë.
 
Karriera juaj duket se po ecën më së miri,  po jeta private?

Jeta ime private ecën edhe më mirë kur karriera ime zhvillohet. Kur ndjehem e përmbushur në jetën private, kam edhe më shumë vullnet dhe motiv për punë.
 
Sa e rëndësishme është dashuria në jetën tuaj?

Dashuria është kryesorja. Aty fillon gjithçka.
 
Je lënduar ndonjëherë?

Sigurisht që jam lënduar, por i tejkaloj shumë lehtë dhe shpejt momentet e vështira në jetë.
 
Tipari i mashkullit që do të dëshironit të kishit në krah për gjithë jetën?

Është e vështirë të përshkuaj tani personalitetin dhe karakterin e mashkullit me të cilin do dëshiroja të kaloja gjithë jetën.

Por mbi të gjitha duhet të jetë dashuria dhe respekti. Besoj që dashuria dhe respekti janë baza e lidhjeve të shëndosha dhe afatgjatë.
 
Çfarë duhet të bëj një mashkull që të tërheq vëmendjen tënde?

Më e rëndësishme është se kush është mashkulli, sesa veprimet që bën një mashkull për  të tërhequr vëmendjen time. 
 
Si dashurohet më shumë sot, me mendje apo me zemër?

Dashuria ideale i kërkon të dyja.
 
Ti preferon gjithmonë të ndjekësh zemrën?

Unë preferoj ta ndjek zemrën, por të marrë edhe trurin me vete.
 
 
Femra është më e lirë apo më e nënvlerësuar sot sipas teje?

Mendoj që femra sot është më e lirë dhe më e vlerësuar, sepse femrat kanë ditur ta përdorin lirinë e tyre për të ngritur veten, respektin për to në shoqëri.
 
A njihni në botën publike femra që janë pre e dhunës së një mashkulli?

Nuk njoh personalisht.
 
Përse personazhet shqiptarë sipas teje, druhen përherë të flasin lirshëm për veten e tyre?
 
Sot, me rrjetet sociale, kam përshtypjen që personazhet publike po e shfaqin çdo lëvizje të tyre dhe me dëshirë po krijojnë lajme mediatike përmes profileve të tyre në Facebook, Tëitter apo Instagram.
 
Mendon se publiku duhet ushqyer edhe me detaje nga jeta private?

Po, mendoj që publiku dëshiron ta njohë në total një personazh publik. Jo vetëm karrierën, por edhe detaje private, për ta plotësuar imazhin e personazhit që pëlqen.
 
Të pëlqejnë djemtë e mençur apo djemtë e bukur?

Mençuria apo bukuria të vetme nuk janë tipare bindëse për të dëshmuar që më pëlqen një djalë. Duhet shumë më shumë se sa kaq.
 
Cila ka qenë surpriza më e bukur që një mashkull të ka bërë?
 
Kam pasur shumë pak supriza në jetën time dhe më e bukura që e kujtoj ka qenë nga mikeshat e mia.
 
Cili ka qenë moment më i vështirë në jetën tënde?
 
Për mua është e vështirë të flas publikisht për momentet e vështira në jetë. Preferoj më shumë t’i mbaj për vete.

Por dua të them që nëse jeta ime publike duket perfekte, kjo nuk do të thotë që s’kam edhe unë momente të vështira në jetë.

E rëndësishme është t’i përballosh dhe tejkalosh.
 
Gjëja që të pëlqen më shumë tek vetja?

Të qenit Vetja.
 
Gabimi që s’do bëje kurrë në jetë?

Nuk mendoj për gabimet që s’do i bëja. Në jetë më shumë koncentrohem në gjërat që do i bëj.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THAH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

9/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen