Agron Shehaj themelon forcën më të re politike në vend, prezanton partinë ‘Mundësia’: Për një Shqipëri pa korrupsion (VIDEO)

Deputeti Agron Shehaj, i cili është larguar nga grupimi i demokratëve që udhëhiqen nga Rithemelimi i Berishës, ka prezantuar themelimin e forcës më të re politike në vend 'Mundësia'.

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvillua Konventa Themeluese gjatë të cilës Agron Shehaj tha se ky grup i ri politik do të kthejë shpresën tek shqiptarët dhe do të përfaqësojë një forcë politike evropiane dhe me veprimtari konkrete në terren.

Gjatë fjalës së tij deputeti Shehaj u shpreh se partia që ai përfaqëson do ti jap një mundësi të re të gjithëve. Për më tepër Shehaj theksoj se kjo lëvizje e re politike nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë kanë parë shqiptarët në 30 vite.

Për të gjithë ata që kërkojnë të përfaqësohen nga një mundësi e re, nga një parti demokratike, partia mundësia është shtëpia juaj. Vendosim të mos prisnim më, të krijonim një lëvizje politike që nuk kishte asnjë lidhje me çfarë kemi parë 30 vjet në Shqipëri. Ishte një tur i jashtëzakonshëm dhe dëgjuam qytetarët në çdo qytet. Partia Mundësia ka si qëllim ti japi mundësi të gjithë jo vetëm pakicave. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë por është vendimi i duhur”, u shpreh Shehaj.

Deputeti Shehaj theksoi gjithashtu se e pret një punë e madhe dhe e vështirë por në fund do të kemi një qeveri jo të korruptuar.

Na pret një punë e madhe kjo që po bëjmë mund ta bëjmë vetëm ne, nëse duam që pas 30 vjetësh Shqipëria të mos jetë vendi më i varfër në Evropë duhet bërë. Jam i bindur që do ja dalim të kemi një qeveri të pa korruptuar. Askush nuk mund të vendos nëse ne do ja dalim apo jo, të na pengojë për ti dhënë fëmijëve tanë një jetë më të mirë.  Sot si dje suksesi i secili vendoset nga pushteti, të afërmit e tyre kanë kapur ekonominë, kanë kapur pasurit. Ata morën nën kontroll tregun nëpërmjet monopoleve, Shqipëria ishte një vend pa ndërtime dhe pasi u hap tregu edhe tokën e pronareve legjitim e morën ata”, tha Agron Shehaj.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Velo: 02/06/2024 10:27

    Shpresojmë të jet një pikë kthese në politikën Shqiptare, sa më larg rrugës se Berishës.

    Përgjigju
  • Goni: 02/06/2024 09:36

    Kryeministri i ardhshem!!!!!

    Përgjigju
  • Flori: 02/06/2024 08:56

    Ka ber baba cun..mundesia tu dha nga plaku merre tashi na del dhe krijon parti..po pse Ore godosh me ty do meren shqiptaret me partin tende mundesia kan pak halle njerzit po tashi u shton dhe ti nje Hall

    Përgjigju
  • Hysni Kapo: 02/06/2024 01:45

    Nuk duhet te kishe mbeshtet Berishen,zgjodhe rrugen e gabuar,megjithate te uroj suksese ne rrugen tjeter qe ke nisur.

    Përgjigju
  • Alfons: 01/06/2024 18:20

    Keni per udherrefyes baba Saliun

    Përgjigju
  • BBC: 01/06/2024 17:35

    Ku e gjete kete emer koti

    Përgjigju
  • Vlonjat: 01/06/2024 17:06

    Po ti nuk u ndahesh dot nga Saliu ,njehere te vetme nuk te kemi degjuar te denosh korupsionin e Saliut dhe bandes te tij,por vetem me korupsionin e bandes RAMA kapesh,kjo njeanshmeria juaj nuk me bind aspak,dhe me ben te mendoj qe jeni te gjithe nje M i madh PS PD MUNDESIA E LSI.

    Përgjigju
  • Non-grata: 01/06/2024 16:26

    Si gjithë të tjerët. Mashtrues.

    Përgjigju
  • feridon: 01/06/2024 14:52

    <PA? Mundes ia sjell vetem te pamunduren.CMUND TE PRESESH???????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Britani, sondazhet tregojnë fitore të opozitës

Zgjedhjet në Britani, sondazhet tregojnë fitore të opozitës