“Ahengu shkodran me këngëtarë të rinj” ka nisur mbrëmjen e së enjtes edicionin e katërt në qytetin e Shkodrës. Koncerti ku performuan kryesisht këngëtarë të rinj u mbajt në oborrin e muzeut historik “Oso Kuka”.
E pranishme në këtë koncert ishte dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka mbështetur rikthimin e traditës së këngës së vjetër shkodrane përmes këtij koncerti.
Para nisjes së ahengut shkodran, Bardhyl Hysa, drejtori artistik i qendrës kulturore “Pjeter Gaci”, u shpreh se Shkodrës nuk i mungojnë talentet e reja që do të vijonë të ruajnë këtë traditë koncertore.
Këngëtari i mirenjohur Bujar Qamili ndihet i lumtur që këta këngëtare të rinj nuk e harrojnë këngën shkodrane.
“Unë bashkë me disa artistë të tjerë duke pasur parasysh se i kemi dhënë Shkodrës dhe vazhdojmë ti japim këngë, them se këto këngëtarë kanë mundësinë që të jenë një brez të ri të tretë që të mos e harrojnë këngën shkodrane” tha ai.
Edhe vetë këngetaret e rinj ndihen të emeocinuar për pjesëmarrjen e tyre në këtë koncert me kengë të traditës popullore
‘Përveçse është kënaqësi e përgjegjësi, unë mendoj se ata nuk janë thjeshtë për të na parë por edhe për të na kritikuar ndonëse ne nuk i këndojmë këto këngë si ata. Si brezi i dytë por edhe ai i parë.” tha një këngëtare.
Ndërsa një tjetër tha se, “Unë u ndjeva shumë e emocionuar pasi rinia ka filluar që ti lërë pas dore këto këngë që për mua janë një perlë e qytetit tonë”.
“Ahengu shkodran me këngëtarë të rinj” u ndoq nga një numer i madh artedashësish shkodrane, ku nuk munguan edhe figura të njohura të artit në qytetin e Shkodrës.
[gallery]18892[/gallery]

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
rinj” elektrizon publikun e Shkodrës">