Ahmetaj publikon videon nga lagjja e re e Rindërtimit në Laç: Për tre muaj fillojnë të ngrihen pallatet e rinj

Ahmetaj publikon videon nga lagjja e re e Rindërtimit në Laç: Për tre muaj fillojnë të ngrihen pallatet e rinj

Zona ku do të ndërtohet lagjja e re në Laç

LAÇ- Lagjja e re në Laç do të nisë të marrë pas 3 muajsh ku do të ngrihen dhe pallatet e rinj. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka publikuar një video nga lagjja e re ku kompania turke po përgatit terrenin për të filluar me ndërtimet.

Ai jep dhe detajet duke theksuar se ‘dhurata’ e Turqisë për tërmetin e 26 nëntorit është një lagje me 524 apartamente në 72 mijë metra katrorë ku familjet që humbën shtëpitë do të jetojnë me kushte të mira.

"Sot në Laç, ku vijon me intensitet puna për ndërtimin e lagjes së re, që do të jetë jo vetëm qendra e Laçit të së ardhmes, por edhe modeli i ri i zhvillimit të zonave urbane, sociale dhe ekonomike në vend. Kompania turke është angazhuar, pas një faze po kaq intensive përgatitore të terrenit, që për tre muaj të fillojnë të ngrihen pallatet e rinj, e të marrë formë lagjia e parë e rindërtuar pas tërmetit. Projekti i financuar nga Republika e Turqisë, përfshin ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, me hapësira të gjelbëruara e parkimi për banorët, njësi shërbimi dhe qendrën tregtare, ku familjet që humbën banesën në 26 nëntor, do të jetojnë me cilësi dhe standarde shumë herë më të mira së më parë", shkruan Ahmetaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot