TIRANË- “Air Albania është krijuar për të qënë një kompani prestigjoze, ndaj edhe zogjtë fluturues të shqiponjave do të shtohen çdo muaj për në destinacionet ku ka kërkesë të madhe”. Kështu deklaroi në një intervistë për ERTV, në bordin e avionit Migjeni, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila foli për historinë e suksesit të kësaj kompanie.
“Gjëja tjetër që ne shtojmë sot me avionin “Migjeni” është cilësia. Sot në Tiranë është ulur një pajisje e quajtur Boeing 737 800, prodhim i fundvitit 2016. Aeroporti i Rinasit nuk e ka parë kurrë një pajisje kaq të re. Ne jemi krenarë të themi që Air Albania ofron shërbimet e një kompanie të ekselencës me çmimet një kompanie loë cost”, tha Balluku.
Sipas Ministres, kjo pajisje e vitit 2016 sjell kushte optimale sigurie konform rregullave të BE-së për pasagjerët, ndërsa stafet në bord janë trajnuar për më shumë se një viti në akademinë e aviacionit pranë Turkish Airlinse. Ministrja shtoi se avioni “Migjeni” do të udhëtojë 7 herë në javë në Milano dhe Romë, si dhe katër herë në javë në Bolonja të Italisë.
“Tregu Italian ka qënë i planifikuar për t’u aksesuar që në studimin e parë pasi mbi 70 % e pasagjerëve që udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit shkojnë drejt Italisë”, theksoi Balluku. Sipas saj, çmimet për biletë janë 20 deri në 25 euro më pak se sa të gjitha kompanitë loë cast që operojnë në Shqipëri.
Ministrja njoftoi se brenda këtij viti pritet të ulet në Rinas një tjetër avion i “Air Albania”, “Naimi”, një tjetër prodhim i vitit 2016 që do të fluturojë drejt destinacioneve Europiane.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
Ulja e çmimit të energjisë, Berisha kundër: Favorizon të pasurit! Bardhi: Tallje për qëllime elektorale, Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut
8 Janar, 15:41
-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02
-
Vendi dje në ‘blackout’, Blushi: Energjia, plaçkë e Ballukut, korrupsion kriminal në sistemin energjitik!
6 Janar, 16:43
-
Esencë në Report TV/ Letra e rrallë: Urimi i Migjenit për Vitin e Ri 1937!
31 Dhjetor 2024, 21:34
-
Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE
31 Dhjetor 2024, 21:14
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor 2024, 19:54
-
Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku
26 Dhjetor 2024, 12:12
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor 2024, 22:48
Kompani e kamufluar turke, 90% te aksioneve turke,50% e te punesuarve jan turq,e gjith adminstrata. Edhe kryeminstri i vendos aeroplaneve emra rilindasish. Sa qesharake
Përgjigju