Ajazi: Bëj programe, jo investigime Lulzim

Ajazi: Bëj programe, jo investigime Lulzim

Lulzim Basha

Çdo ditë opozita e vjetër po del me raste të reja “investigimesh” që transmetojnë tek shqiptarët veçse mërzitje dhe neveri politike. Në mungesë të programeve dhe platformave të vërteta zhvillimore, Partia Demokratike është duke u marrë në mënyrë intensive me “investigime private”, që lidhen me jetën private të çdo socialisti që garon në fushata elektorale.

Për këdo prej tyre, Lulzim Basha ka urdhëruar të hapet dosje e veçantë, ku të përshkruhet hollësisht veprimtaria e tij nga vegjëlia deri në mature. Pra i bie që seicili prej tyre, të ketë në SHQUP, dosje të vetën, ku pasqyrohet “lindja, rritja, shkollimi, punësimi, përkatësia politike”, etj, etj. Në fakt PD është kthyer prej kohësh (duhet thënë prej vitesh) në agjensi investiguese, dhe kupola e saj drejtuese, është e gjitha në shërbim të kësaj strukture të re.

Duke lënë pas gjithçka, programin e saj politik, problematikat e shumta që lidhen me rrënimin strukturor, duket se ish-opozita e vjetër preferon të fokusohet në “biografinë” e kundërshtarit saj. Mungesa e ideve rracionale dhe programeve, e kanë transformuar PD e sotme në një lloj agjensie “imobiliare”, e cila merret deri me biletat e avionëve dhe faturat e hoteleve të çdo socialisti që “guxon” dhe del jashtë shtetit.

Duke harruar çfarë shpenzonin kur ishin në pushtet, duke harruar sa harxhonin në 1 vit para me udhëtimet e “punës” dhe ato familjare, duket se sot PD-së, i ka mbetur në dorë, të merret vetëm me biografitë dhe faturat e shpenzimeve të çdo socialisti. Aq e mërzitshme sa është bërë propaganda e biografive në SHQUP, sa që shumica e democratëve në rrethe shprehen se “kemi marrë fund, po merremi si Doktori dikur me kafetë e Nexhmijes”.

Bëj programe konkrete zhvillimore dhe jo investigime Lulzim, bëj të pamundurën (në rast se nuk ka mbetur gjë tjetër) që demokratët që të kanë mbetur , të zgjohen dhe shpërgjumen nga shpresa dhe besimi i humbur, pasi me “dosjet e kandidatëve” dhe faturat e restoranteve dhe hoteleve nuk do të ngjallësh asgjë tjetër, veçse zemëratën e ndjekësve të tu.

Bëj programe dhe jo investigime Lulzim, për të rikthyer në PD sado pak, frymën e të bërit politikë dhe jo llogje bulevardi. Të gërrmosh në jetën e tjetrit nuk është zotësi, të shkelësh privatësinë e tjetrit madje është shkelje ligjore, të nxjerrësh nga arkivat e pluhurosura foto dhe “dëshmi” bardhezi, dhe ti servirësh si “zbulime të agjencisë investiguese të PD”, është më tepër se qesharake, dhe jo zotësi partiake.

Në PD nuk janë shquar, dhe nuk shquhen për investigime profesionistësh, por thjesht për goditje pas shpine, të kujdo që guxon dhe shkel mbi “parimet e shefit të partisë”. Kjo ka qenë dhe mbetet e vetmja “fushë profesionistësh” që edhe sot e kësaj dite në SHQUP do ti gjesh me shumicë. Bëj programe dhe jo investigime Lulzim, sepse 2021 po afron, ashtu siç po afron për ju sërish humbja e rradhës, e cila do t’ju rradhisë “denjësisht” ju në skalionin e ish-partive që kurrë nuk bënë histori në Shqipëri, por thjesht ishin grupime të vogla kalimtare me politikanë tranzitorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje