Ajazi: Lulzim, e ktheve PD në parti kaubojsish

Ajazi: Lulzim, e ktheve PD në parti kaubojsish

Në Amerikën e viteve ‘700 -‘800, ligjin në shumicën e territorit e bënin ata që ne rëndom i njihnim nga filmat e vjetër si “kaubojsit”.

Edhe pse shteti atje funksiononte, edhe pse kishte sherifë, sërish përplasjet me kaubojsit ishin të pashmangshme. Por sot jemi në 2019, në shekullin e elektronikës, në pikun e zhvillimit politik, social, mendor, ekonomik, financiar, e bota e përparuar e kujton kohën e “kaubojsave” si diçka që i përket të shkuarës së dhunshme. Ajo çfarë ka ngjarë asokohe në Amerikë, duket se e frymëzon gjithë ditën e gjithë natën, kryetarin de facto të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Duke përçuar edhe tek të vetët (duke nisur nga ish-deputetët që kapardiseshin me kobure në brez) veçanarisht tek ish-kryetarët e bashkive mesazhin e dhunës, mostolerancës, akteve vandale, mosbindjes ndaj ligjit, sikur të mos ekzistonte shteti, duket se Lulzim Basha pret me padurim të plasë rrëmuja, të nisë destabilizimi shtetit dhe përplasja e madhe.

Duke bërë “të fortin, të pabindurin” dhe më keq akoma “fituesin” kur dihet se personalisht ai nuk është votuar as nga partia e tij, kryetari PD, ka nisur urdhër-porositë dhe turin e tij “postelektoral” duke nisur nga Devolli largët, për të nxitur urrejtjen klasore dhe krahinore, për të nxitur mosbindjen ndaj ligjit dhe institucioneve të shtetit, për të mbajtur me pahir ende në poste ish-kryetarët e përfolur dhe të paaftë.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, nuk ka asnjë fije dhe asnjë hije, asnjë lidhje me atë PD që u formua 29 vjet më parë nga idealistët dhe djathtistët e vërtetë.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, sot ngjet me një parti kaubojsish, që duket si një grupim njerëzish që kanë synim dhe mision vetëm rrëmujën, vandalizmat, shkatërrimet, përplasjet krahinore dhe klanore.

Si mund të nxisë një kryetar partie njerëzit të mos i binden ligjit, të mos i binden institucioneve të shtetit, si mund të nxisë një kryetar partie turmat e tij të përplasen me uniformat e shtetit, vetëm e vetëm për të ruajtur postin dhe privilegjet e kastës tij.

Dikur këtë në fakt e ka bërë edhe Doktori i tij, por duke mos arritur asgjë, veç dështimit dhe izolimit politik. Partia Demokratike e Lulzim Bashës, aktualisht është e thërrmuar, e izoluar ndërkombëtarisht , dhe në kufijtë e mbijetesës politike.

Duke u kapur pas “paktesh” dhe aleancash pa vlerë, duke luajtur “theatro” me aktorë të lënë pas kuintave për vite e vite me

rradhë, Lulzimi mendon të ngrejë kauza verore, për të shembur murin e fortë qeverisës. Padituria e një kryetari opozite, arrin kulmin kur vetë ai personalisht, ngrihet e merr udhën deri në Devoll, duke u mbajtur fjalim “inkurajues” atyre që deri dje e rrënuan atë qytet, apo duke mbajtur me gajret ish-kryetarin e Kavajës Sakja dhe Mziun e Kamzës, të vetmit aleatë besnikë të revoltave të tij.

Derexheja në të cilën e ka katandisur PD Lulzim Basha, ka mbajtur dhe po mban larg jo vetëm intelektualët, por edhe shtresën e ish-të përndjekurve, të djathtët realë të këtij vendi.

Partia Demokratike e Lulzimit, ka tipare të forta majtiste dhe frymë revolucionare, pasi ka humbur totalisht vlerat dhe funksionin e një force poklitike që bazohet mbi lirinë, demorkacinë dhe shtetin ligjor.

PD sot më shumë se kurrë, është katandisur në një grupim kaubojsish, ku nuk flitet dhe dëgjohet mendimi i lirë, fjala e lirë, idetë dhe programe zhvillimi, ku demokracia konsiderohet fjalë e huaj, dhe ku “sherifi” i vetëm është Lulzim Basha.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Breaking News': Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

'Breaking News': Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike