Ajazi: Përse nuk ka mbështetje ndërkombëtare për PD?

Ajazi: Përse nuk ka mbështetje ndërkombëtare për PD?

Të paktën nga janari 2017 deri sot, në Partinë Demokratike kanë ndryshuar mbi 10 herë platforma e drejtimit politik, ku ndër më “pikantet” spikatin ankesat, kërkesat, alarmet, planet, paralajmërimet, afrimet, largimet, shantazhet, sulmet kërkesat, dhe në fund servilizmat.

Asnjëherë nuk është kuptuar qartazi nga faktori ndërkombëtar , synimi dhe qëllimi i ish-opozitës, edhe kur ajo ka qenë pjesë e takimeve dhe bisedimeve dypalëshe apo trepalëshe, asnjëherë ndërkombëtarët nuk kanë marrë nga ish-opozita, premtime reale dhe dakortësi serioze. Gjithmonë ata kanë dalë nga fjala, janë shmangur nga përgjegjësitë, kanë preferuar të prishin aleancat dhe anullojnë kontrata me leverdi politike dhe stradegjike për fatet e vendit.

Historia e mbi 29 viteve ka treguar se ish-opozita e sotme, që dukej sikur funksiononte si “subjekt politik” ka luajtur mbi interesat e shqiptarëve, ka hedhur “valle” mbi të ardhmen e kombit, duke marrë shpërblimin e duhur, mungesën e mbështetjes ndërkombëtare.

Ngjarjet e viteve 1996, 1997, 1998, apo dhe viteve më vonë, flasin qartë për mungesë serioziteti nga ish-drejtuesit apo dhe drejtuesit aktualë “sans-scrupules” të ish-opozitës. PD e sotme, është një konglomerat i veçantë në llojin e vet, dhe një grupim i rrezikshëm për ti besuar shtetin dhe pushtetin. Të paktën nga 1998 gjer sot, ndaj ish-opozitës aktuale ka patur vazhdimisht një tërheqje mbrapa, të krejt faktorit ndërkombëtar, duke patur parasysh mungesën e mbështetjes amerikane dhe së fundi edhe atë europiane.

Nuk mund të jesh mik i amerikanëve, kur thyen embargon, nuk mund të jesh mik i amerikanëve kur punon si hileqar pas shpinës së tyre, nuk mund të jesh mik i amerikanëve kur shkel të drejtat e njeriut, apo më keq akoma të drejtat e gazetarëve, kur i kthen strukturat e shtetit në celula partie për ti shërbyer interesave personale dhe familjare. Nuk mund të jesh mik i amerikanëve, kur futesh në çadër, jep ultimatume dhe bën thirrje për “mosbindje civile dhe dhunë ndaj institucioneve” dhe në fund bie në ujdi për poste ministrore.

Nuk mund të jesh mik i amerikanëve, kur thyen ligjin dhe pengon strukturat ligjzbatuese ta zbatojnë atë, nuk mund të jesh mik i amerikanëve kur i sulesh me molotovë dhe fjalorin më banal ambasadorëve, nuk mund të jesh mik i amerikanëve , kur u bën karshillëk institucioneve të drejtësisë, kur shpif dhe shan me libër shtëpie kundërshtarin politik, apo dhe kur çdo 6 muaj kërkon zgjedhje të parakohshme.

Nuk mund të jesh mik i amerikanëve , kur brënda partisë tënde nuk ke lirinë dhe demokracinë e duhur, nuk mund të jesh mik i amerikanëve, kur premton, ndryshon dhe mohon atë që ke deklaruar një ditë apo një vit më parë. Këto dhe shumë fakte të tjera, aktualisht e kanë konvertuar ish-opozitën e sotme, nga parti politike në grupim interesash, ku më “i vjetri” komandon si bajraktar delet e oborrit.

Për Shqipërinë e vogël, mbështetja ndërkombëtare (amerikane dhe europiane) natyrisht që ka rëndësi të trefishtë, stradegjike, politike dhe ekonomike. Askush në PD nuk e ka kuptuar kurrë rëndësinë e mbështetjes amerikane, për të qenë partnerë të denjë të tyre, dhe kjo më tepër nga padituria e lidershipit saj, që kurrë nuk po arrin të dalë mbi provincializmin ballkanik, ku parësore mbetet “pasuria” dhe jo karriera politike në shërbim të interesit kombëtar./tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 01/11/2019 05:18

    Sepse kur PD(partia e debilave) nuk ka mbeshtetje kombetare,si mund te kete mbeshtetje nderkombetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve