Ajazi: Pritja (dhe makthi) pa fund i Lulzim Bashës

Ajazi: Pritja (dhe makthi) pa fund i Lulzim Bashës

Në një prononcim të fundit para mediave, kreu i demokratikasve Lulzim Basha, njëherazi dhe kryetari i aleancës ish-opozitariste, ka deklaruar se “pritja ndaj propozimeve që kemi bërë për reformën zgjedhore, nuk do të jetë pa fund, ndaj i kërkoj Ramës të kthejë përgjigje propozimeve tona”. Madje Lulzim Basha ka shkuar edhe më tej, duke aluduar se “propozimet e Partisë Demokratike janë në harmoni me propozimet e partnerëve europianë, që duan reformën zgjedhore, zgjedhje me standarde, të lira dhe të ndershme”.

Tashmë është e zakonshme të dëgjosh pa fund Lulzimin këtë fillimviti, tek rroket të gjejë hapësira dhe mundësi të reja, për të gjetur një shkak, një shkak për të justifikuar hapësirat boshe të një politike të pakuptimtë që po prodhon Partia Demokratike. Duke sjellë në rendin e ditës dhe memorjen e shqiptarëve “takimin e 17 Majit, vjedhjen e votave”, apo dhe “tradhëtinë e marrëveshjes nga Rama”, Lulzimi duket se po kërkon ti krijojë vehtes mundësinë e pritjes dhe përcjelles së rradhës, përmes makthit. Ai po pret, po pret një sinjal të fortë nga Rama, po pret me padurim një “ftesë speciale”, ndoshta një qasje për një 6-mujorsh tjetër qeverisje, dhe bashkë me pranimin e saj, dhe përcjelljen e “ofertës” tek baza e mbetur e partisë, e cila po humbet durimin. Lulzimit nuk i ka mbetur gjë tjetër për të bërë në këtë derexhe në të cilën është katandisur Partia e Tij Demokratike, e mbetur pa degë në rrethe, ndërkohë që ai, dhe sekretarët e tij, mundoheshin të propogandonin me të madhe “festimet e përvjetorëve nga Tropoja në Sarandë”.

Ish-opozita e vjetër ka plot fatura për të paguar, jo vetëm para mbështetësve të saj, por edhe para shqiptarëve, dhe kjo vlen, si shkak dhe pasojë e situatës në të cilën ajo gjendet sot. Eshtë fakt, që kryetari kësaj PD-je, është mësuar të presë nga “qielli” ftytet dhe gjithçka, nga posti i shefit të partisë, ftesat për takim e bashkëpunim, deri tek pushteti, madje ai pret dhe përcjell me sytë dhe veshët (jo më nga Doktori) nga Kryeministria, çdo fjalë dhe fjali të Edi Ramës. Në dukje “mospërfillës”, Lulzimi ka kohë që mban shpresën e madhe tek Rama, pasi vetëm ai,mund ta ndihmojë të mbajë postin e kryetarit të PD dhe të mbijetojë politikisht edhe për dy dekada të tjera, paçka se është në opozitë. Duke e quajtur “tradhëti” marrëveshjen e 17 Majit, Lulzim Basha në fakt, po kërkon një takim të ri me Edi Ramën. Ai është i gatshëm të sakrifikojë mijëra vota të tjera nga militantët dhe mbështetësit e tij, vetëm e vetëm të qëndrojë stoik si kryetar PD. Duke menduar se mund të fitojë pushtet dhe mund të rrëzojë Edi Ramën me “ligjin e dekriminalizimit” apo me publikimin e ndonjë vendimi gjyqsor të blerë nga arkivat greke dhe italiane, Lulzim Basha ka harruar se partia dhe aleanca e tij opozitariste, nuk janë më faktor i ndryshimeve politike në Shqipëri. Ata janë e shkuara, ata janë klasa e përmbysur me votën e lirë.

Në Shqipëri ka ardhur koha e hyrjes në veprim të një opozite të re, e cila për hir të së vërtetës, duhet pranuar se gjendet sot në Parlament. Duke mos pranuar dhe kuptuar faktin se, PD-ja është e shkuara e opozitarizmit në Shqipëri , Lulzim Basha vazhdon të tjerrë “plane dhe drafte”, pa e ditur se po gabon. E vetmja zgjidhje për këtë ish-opozitë, mbetet rruga drejt demokratizimit të jetës së brëndshme, duke rivendosur lirinë e fjalës dhe mendimit, duke u dhënë shanse edhe zërave kundër brënda saj, jo të largohen dhunshëm, por të jenë konkurentë të denjë në riaftësimin e drejtimit të asaj partie. Pritja e gjatë mes makthit, mbetet cfilitje e mundimshme për kryetarin de jure të Partisë Demokratike, i cili përballë uraganit “Rama” e ka pranuar, se e ka të pamundur të orientojë vehten dhe mbështetësit e paktë, drejt një “lëvizje popullore” opozitariste.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haga: 14/01/2020 18:46

    Basha pret daten 36 gusht kur te piqen rrusht .Cfar te bej Gjino i shkrete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë