TIRANË - Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka firmosur një memorandum mirëkuptimi me Institutin Italian të Fizikës Bërthamore, i cili do te ofrojë asistencë teknike në monitorimin e ndotjes radioaktive në territorin shqiptar. Përfaqësuesit e palës shqiptare e kanë vlerësuar këtë mundësi mjaft të mirë për identifikimin e zonave të prekura nga radiokativiteti dhe për marrjen e masave konkrete. Përfaqësuesi i Institutit Italian të Fizikës Bërthamore, Fernando Ferrono, tha se kjo është një mundësi e mirë bashkëpunimi mes vendeve tona, në shërbim të mjedisit dhe shëndetit qytetar. /ATSH/