Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe palgosjen e një tjetri, u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, ku një automjet tip 'Fiati' ka goditur nga pas një mjet bujqësor, zetor.

Dy të vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Shkodër.

Një automjet tip ‘Fiat’, me të cilin udhëtonin dy persona goditi nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor, ndërsa aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kallmetit".

Përplasja ishte e fortë, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të autoveturës Prend Marku 56 vjeç dhe pasagjerit Martin Gjoka, 54 vjeç që të dy banues në Tale.

Nga aksidenti mori lëndime dhe drejtuesi i zetorit Ardian Tomaj banues në fshatin Gocaj. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të fiatit.

Ky është aksidenti i katërt që ndodh në harkun kohor të 24-oreve në rrugët e Lezhës, me një bilanc 2 të vdekur dhe 5 të plagosur.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:47
Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë në Tale të Lezhës

 

Identifikohen dy viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë – Shkodër.

Aksidenti u shënua rreth orës 05:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kallmetit” në Tale të Lezhës.  

Viktimat janë Prend Marku, 56, Martin Gjoka, 54 vjeç shoferi dhe pasagjeri i Fiatit.   

Shtetasi Prend Marku banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor.

Ora 08:41
Aksidenti i rëndë në Shkodër - Lezhë, dy vikimat janë shoferi dhe pasagjeri i Fiatit! U përplasën me një zetor

1690181418_Screenshot1.jpg

Nga informacionet e para Fiati ka goditur nga pas zetorin. Përplasja ka qenë e fortë dhe mësohet se kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it.

Pas goditjes, drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kallmetit", shtetasi P. M. banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit "Fiat" shtetasi P. M. 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi M. Gj. 54 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.