Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në zonën e quajtur mbikalimi i Novoselës ku për pasojë ka ndërruar jetë Albi Hoxha 24 vjeç.
I riu po drejtonte me një automjet me targa AB009GN dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Ai është gjetur pa shenja jete 30 metra larg nga pika e goditjes.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë e plotë të përcaktimit të shkaqeve.
“Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident rrugor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit A. H ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi në përditësim...
Komente








