Shkodër - Një aksident me vdekje është shënuar këtë të enjte në Shkodër. Një makinë është përplasur me një automjet tjetër dhe një biçikletë në unazën perëndimore të qyetit. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës, Shkëlqim Krasniqi, 62-vjeç.
Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë shihet biçikleta ka qenë duke lëvizur në anën e rrugës, kur një makinë tip 'Benz' me shpejtësi del nga një rrugë dytësore dhe merr para furgonin dhe biçikletën që ka 'fluturuar' disa metra.
Nga aksidenti janë dëmtuar dhe dy makina të cilat ishin të parkuar në këtë zonë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
"Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi sot policia.
Pamjet e siguruara nga Report TV tregojnë aksidentin tragjik që i mori jetën një 62 vjeccari sot në Shkodër.
Pamjet tregojn se si mjeti që është përfshirë në aksident, tenton të parakalojë një tjetër mjet, duke ecur me shpejtësi të lartë.
Ngjarja është fiksuar nga një automjet tjetër që ecte përballë makinës që u përfshi në aksident.
Nga raportimet në terren, mësohet se përplasja ka qenë tepër e fortë,. 62-vjeçari, Shkëlqim Krasniqi, i cili po lëvizte biçikletë ndërroi jetë dhe dy shoferët e makinave u plagosën rëndë, Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komente











Kafsh. Ky është problem social. Me çfar nivel intiligjencet dhe përgjegjësiet këto kafsh bëjnë lëvizje të tilla.
Përgjigju