Specialistë të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Has kanë vënë në pranga dje 36-vjeçarin Astrit Shuti, banues në fshatin Branog, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Karburant Xhaferri,” në fshatin Vranisht, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus”, me targë HS 1383 A, ka aksidentuar për vdekje shtetasin F.C., 47 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Has. 

Autori më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, duke mos denjuar t'i japë ndihmën e parë të aksidentuarit. 

Mësohet se 47-vjeçari ka ndërruar si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra në trup.  

Arrestimi i drejtuesit të mjetit të përfshirë në aksident u bë disa orë pas ngjarjes. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com