Një shtetase e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier–Patos, pranë ish-parkut të automjeteve në Fier.
Sipas burimeve për Report Tv nga vendngjarja, një automjet tip “Volkswagen Passat” me targa AB 342 GR ka goditur të moshuarën, e cili ndodhej në këmbë në anë të rrugës.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndaluar, ndërsa e moshuara është transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe patrulla e Policisë, e cila ka ndërhyrë për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve në këtë aks rrugor.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.










Komente
Komento