Aksident në Dajt, makina me 3 persona në greminë, një vdes, 2 plagosen (Emrat+Pamjet)
Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së dielës, pasi makina ku po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë ka dalë nga rruga, pasi humbi kontrollin duke përfunduar në greminë në fshatin Surrel në Dajt.
TIRANE-Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së dielës, pasi makina ku po udhëtonte së bashku me dy persona të tjerë ka dalë nga rruga, pasi humbi kontrollin duke përfunduar në greminë në fshatin Surrel në Dajt.
Viktima është Florenc Vishkurti 38 vjeç, ndërsa të plagosurit janë Lulzim Balla rreth 60 vjeç dhe Zyhdi Alcani rreth 55 vjeç. Ata po ktheheshin nga Dajti në momentin kur makina pasi humbi kontrollin përfundoi në greminë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në Surrel, ndërsa policia është njoftuar nga banorët e zonës rreth një orë me vonesë.
Makina tip Mitsubishi Pajero me targë ‘AA255JH’ që u aksidentua është në pronësi të Balli Ballës, i cili nuk ndodhej në makina, pasi drejtohej nga Lulzim Balla, ndërsa shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështira në rrugë, pasi kryeqytetit pasdite u përfshi nga reshje shiu për rreth një orë ose një manovër e gabuar.
Ndërkohë që diten e diel përveç Dajtit u regjistruan edhe tre aksidente të tjera në Lushnje, Prrenjas dhe në Peqin, nga ku gjashtë persona u plagosën dhe një vajzë mbeti e vdekur.
Me këtë ritem nga 10 veta ne ditë për 30 vjet nuk do mbetet shqiptar në këmbë. Gjynah!
Përgjigju
Tirona Re: 07/10/2018 20:27
Ju vazhdoni si gjithmone te kujdeseni per mos me e ngarkuar pushtetin! Po a ka pritëse ( mbrojtese) kjo rruge? Aksidenti nodh fatkeqesisht por ju si teliviosion perpara se te ngarkoni me faj rreshjet e shiut duhet te verifikoni në terren nese kjo rruge a eshte e rrethuar ? Si mund te dali makina fare lehte dhe bie në gremine. Siguria ne rruget tona eshte cope cope nder vite!
Përgjigju
Fredi: 07/10/2018 21:30
Dakort, por kur nuk ke siguri ec shtruar.......
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.2%
Të gabuar
68.3%
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3214
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Me këtë ritem nga 10 veta ne ditë për 30 vjet nuk do mbetet shqiptar në këmbë. Gjynah!
PërgjigjuJu vazhdoni si gjithmone te kujdeseni per mos me e ngarkuar pushtetin! Po a ka pritëse ( mbrojtese) kjo rruge? Aksidenti nodh fatkeqesisht por ju si teliviosion perpara se te ngarkoni me faj rreshjet e shiut duhet te verifikoni në terren nese kjo rruge a eshte e rrethuar ? Si mund te dali makina fare lehte dhe bie në gremine. Siguria ne rruget tona eshte cope cope nder vite!
PërgjigjuDakort, por kur nuk ke siguri ec shtruar.......