FIER-Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë, kur ka mbetur e vdekur një grua ndërsa 3 persona të tjerë u plagosën.

Familja e aksidentuar po kthehej nga Greqia ndërsa viktima është Kate Mahmutaj.
 
Të plagosurit janë drejtuesi i mjetit Mariglen Mahmutaj 31 vjeç dhe pasagjerët Ismet Mahmutaj 80 vjeç dhe Diana Ferra 45 vjeç.
 
Familja nga Vlora po kthehej nga Greqia ndërsa si shkak kryesor i aksidentit ka qenë lodhja dhe përgjumja nga rruga e gjatë.

Siç shihet edhe nga fotografitë pasi drejtuesi i mjetit ka humbur drejtimin makina ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys në një fushë.

[gallery]21683[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com