Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Laprakës në Tiranë.
Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore, teksa kjo e fundit ka qenë duke kaluar semaforin.
Viktimë e këtij aksidenti është identifikuar shtetësja Age Beqiri, 58-vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është A.C. Ky i fundit është shoqëruar nga policia në komisariat.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Dritan Hoxha, kryqëzimi i Laprakës. E aksidentuara ka mbetur e plagosur rëndë në vendngjarje, por pavarësisht se është transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit të Traumës, nisur edhe nga afërsia e tij, ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Më datë 15.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek semafori qe kthehesh per ne Laprakë, një automjet me targa AA 422 MS që drejtohej nga shtetasi A. C., ka aksidentuar këmbësoren A. B., 58 vjeçe, e cila u dërgua në S.Q.U, por ka ndërruar jetë në Spital si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.
[gallery]19108[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO