Aksident në Lezhë, 2 kosovarë e
një shqiptar në gjendje të rëndë

Aksident në Lezhë, 2 kosovarë e <br />një shqiptar në gjendje të rëndë
LEZHE - Dy makina janë përplasur në aksin Lezhë-Laç, duke lënë për pasojë tre persona të plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i Fushë - Milotit. Sipas policisë, dy automjetjet tip Mercedes janë përplasur me një-tjetrin, njëri është me targa kosovare dhe tjetri me shqiptare.

Të plagosur kanë mbetur Shpëtim Jahja, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak, Pjerin Gjekaj dhe Isa Bajramaj në spitalin e Lezhës. Gjekaj dhe Bajramaj janë të dy shtetas nga Kosova, ndërsa ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin