POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në Lin të Pogradecit, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Sipas informacioneve goditja ka qenë e fortë dhe kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilat po transportohen drejt spitalit. Akoma nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në aksident.

Nga aksidenti ka pasur dëme të shumta materiale.  Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë, mjeti i kuq ka goditur në pjesën e pasme golfin 4 është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë të palgosurit nga mjeti i kuq me targa greke.
Një nga personat e plagosur rëndë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.