Ngjarja ka ndodhur në aksin Qafë e Kasharit-Rinas, dhe për pasojë është aksidentuar rëndë dhe i raportuar fillimisht në gjëndjen e vdekjes klinike drejtuesi i automjetit tip Fiat Punto.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje për hetimin e shkaqeve të aksidentit është duke hetuar shpejtësinë tej normave të lejuara për atë aks rrugor. Drejtuesi i automjetit Fiat, është në terapinë intensive në repartin e reanimacionit të kirurgjisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, në parametrat jetësorë, ndërsa mjekët nuk japin ende garanci për jetën e tij.
(Në foto: Aksidenti i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës) Foto të tjera
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)