Ministri i Mirëqenies sociale i bëri të ditura këto statistika gjatë një aktiviteti me praninë e drejtuesve të Sindikatave Shqiptare dhe atyre të rajonit, në Ditën Botërore të Punës së Denjë.
Duke vënë theksin tek kushtet model për punonjësit në këtë kompani, ministri Klosi vuri theksin tek risitë e kodit të ri të punës, në mbrojtje të punëmarrësve dhe dha statistika të përmirësimit të kushteve të punës 2013 – 2016
‘Në 2016 kemi vetëm 11.5% të rasteve me aksidente në punë, më pak se 50% sesa tre vite më parë. Kjo falë punës që është bërë në drejtim të kërkesës për regjistrime më të plota dhe punë më të denjë. Dëmtimet masive në ambientet e punës në 2016 përbëjnë vetëm 0.5% të rasteve ndërkohë që në vitin 2013 kanë qenë 8.9% të rasteve. Tani rastet janë 10 herë më pak në vitin 2016. Kjo mendoj është arritur përmes një politike shumë të drejtë drejt kushteve të punës dhe krijimit të kushteve në punë. Përsa i përket sëmundjeve profesionale në 2013 ato kanë qenë 3880 raste ndërsa në vitin 2016 kemi vetëm 265 raste të dyshuara për sëmundje profesionale në punë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2016” tha Klosi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)