"Aksidenti" i Kadaresë mes librave
në gjysmëfinale të çmimit 'Angelus'

Romani “Aksidenti” pritet t’i dhurojë Ismail Kadaresë një çmim të rëndësishëm letrar në vargun e gjatë të vlerësimeve ndërkombëtare.
 
Botuesi i shkrimtarit në Poloni, njofton se romani i Kadaresë është renditur në fazën e gjysmëfinales mes 14 librave të nominuar këtë vit për çmimin “Angelus”, një çmim që jepet çdo vit për librin më të mirë nga Letërsia e Europës Qendrore.

“Aksidenti” u botua në Poloni vitin që shkoi e përkthyer nga gjuha shqipe prej përkthyeses së njohur e Dorota Horodyska.

Një vit pas botimit të “Aksidentit”, në Poloni sapo është botuar romani tjetër i Kadaresë "Darka e gabuar".

Çmimi “Angelus është themeluar në vitin 2005, dhe pjesëmarrësi i parë shqiptarë në të ishte shkrimtari Luan Starova me romanin e tij “Koha e dhive”.
 
Ndërsa Kadare ëhstë përfshirë në këtë garë në vitin 2007 me romanin e tij “Pallati i ëndrrave” dhe në vitin 2011 me vëllimin me novela “Qorrfermanin” dhe në të dy rastet ka shkuar deri në finale.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë