Aksidenti me 4 të vdekur, pranga
drejtuesve të tre automjeteve

Aksidenti me 4 të vdekur, pranga<br />drejtuesve të tre automjeteve
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesit e tre automjeteve që u përfshinë pasditen e djeshme në aksin Elbasan-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Xibrakë, me pasojë vdjekjen e 4 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve.
 
Pas verifikimeve të bëra, policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e kamionit, Renato Torrolllari dhe atë të automjetit tip “BMW”, Edvin Çuçuli.
 
Ndërkaq, për drejtuesit e automjetit të tretë të përfshirë në aksident, Eduard Haskurti, i cili drejtonte furgonin me të cilin udhëtonin pasagjerët që humbën jetën, është dhënë masa e arrestit.
 
Aktualisht, drejtuesi i furgonit, ndodhet në spitalin Ushtarak, i plagosur rëndë.
 
Si pasojë e aksidentit humbën jetën bashkëshortët Fetah Çela, 50 vjeç dhe Rifete Çela (ende nuk konfirmohet mosha) nga Krasta e Elbasanit, dhe Nasipe Shehi, 69 vjeç dhe Salushe Kullafi, 49 vjeç, nënë e bijë.
 
Furgoni me pasagjerë mbante targën LB 001 A, ndërsa maunia targën KO 10 28 A. Nga verifikimet e bëra deri më tani nga ekspertët e aksidenteve rrugore, shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar nga ana e drejtuesit të automjetit tip “BMW” për të kaluar kamionin, pasi kamioni dhe “BMW” kishin të njëjtin drejtim lëvizje, Elbasan-Librazhd. Ndërsa furgoni me pasagjerët udhëtonin në drejtimin Librazhd-Elbasan.

Nga autovetura tip “BMW”, makina e tretë e përfshirë në këtë aksident, nuk ka viktima apo të plagosur. 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri