Aksidenti me dy viktima në tunelin e Kalimashit, policia informacion zyrtar: Viktimat, një 58 vjeçar dhe një 45 vjeçar nga Kosova

Aksidenti me dy viktima në tunelin e Kalimashit, policia informacion zyrtar: Viktimat, një 58 vjeçar dhe një 45 vjeçar nga Kosova

Policia e Kukësit dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit. Sipas policisë kanë ndërrruar jetë një 58 vjeçar dhe një 45 vjeçar të dy banues në Kosovë.

"Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip Ford", njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Autoboti përplaset me dy makina në tunelin e Kalimashit, ndërrojnë jetë 2 persona! Bllokohet qarkullimi në njërin kah të Rrugës së Kombit


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë