TIRANË-Kjo është Xhenis Trebeshina, 28-vjeçarja që humbi jetën mbrëmjen e 4 janarit si pasojë e një aksidenti në Laprakë.

Burime për Report Tv mësojnë se 28-vjeçarja është mbesa e shkrimtarit të njohur Kasëm Trebeshina.

Xhenis u nda nga jeta tragjikisht mbrëmjen e 4 janarit teksa udhëtonte në makinë me Ervin Bixhin dhe një vajzë tjetër.

Shkak i aksidentit ku humbi jetën Trebeshina është bërë drejtimi në gjendje të dehur i mjetit nga Ervin Bixhi.

28-vjeçarja ndodhej në ndenjësen e pasme të makinës, pa rrip sigurimi, çfarë ka bërë që ajo të dalë nga makina prej shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte Bixhi. 

xhenis
 (Xhenis Trebeshina)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com