Aksidenti që ndodhi dje në Trush të Shkodrës ka qenë tentative vrasje. Policia e Shkodrës sqaron se katër të rinj nga fshati Trush kanë dhunuar në mënyre barbare dy bashkëfshatarë të tyre. 

Mësohet se katër të rinjtë që udhëtonin në mjetet tip Benz me targë AA 304 OT me drejtues Femih Gjorreta, dhe mjetin tip Audi me targë DP 372 CG me drejtues Admir Gjorreta, i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën dhe kanë përplasur një motorçikletë tip në të cilin udhëtonin F.J. 31 vjeç, me pasagjer A.J. 19 vjeç. 

Si pasojë e përplasjes nga 2 automjetet, personat që udhëtonin në motorr kanë përfunduar në kanal. Më pas katër të rinjtë kanë zbritur nga makina dhe me shkop bejzbolli dhe mjete të forta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre, duke u shkaktuar dëmtime të rënda.

Dy autorët që kanë shkaktuar aksidentin janë arrestuar, ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, Femih Gjorreten dhe Admir Gjorretën dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

aksidenti tentative vrasje shkoder

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com