Mjeti lundrues (jet car), me të cilin po udhëtonte 22-vjeçari Albiano Kreçi që ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik ujor, është nxjerrë nga deti ditën e sotme, nga një thellësi prej 30 metrash (pasi ishte fundosur).

Në aksidentin tragjik ujor të ditës së djeshme, mjeti ujor me të cilin po udhëtonte 22-vjeçari, u përplas me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ujërat e Gjirit të Ksamilit, ndërkohë që skafi i Policisë Kufitare të Sarandës ishte i ndaluar rreth 400 metra larg bregut të detit, në monitorim të hapësirës detare.


Lajmi kryesor:

Ksamil/ Po drejtonte mjetin lundrues me shpejtësi skëterrë, ja momenti kur 22-vjeçari përplaset për vdekje me skafin e ndaluar të Policisë Kufitare (VIDEO)