'Benzi' përplas 'Volkswagen' në dalje të Tunelit të Elbasanit/ Bllokohen 4 vajza brenda makinës, 2 prej tyre humbin jetën. Shkaktari i aksidentit i dehur, arrestohet

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjera kanë mbetur të plagosura. Një makinë tip 'Benz' më targa AB 209 AD ka goditur nga pas një makinë tip 'volkswagen', me targa AA 409 VE. Aksidenti i mori jetën njërës prej motrave, ndërsa ka lënë të plagosur rëndë motrën tjetër.

Të plagosurat është identifikuara si Denisa Dibra, 25 vjeç e cila ishte edhe pronarja e mjetit tip volkswagen dhe Nervida Garuja, 24 vjeç. Ndërsa Lusinda Garuja dhe Zheneta Qallia,banuese në Shkodër janë dy viktimat, të cilat ishin pasagjere në sediljen e pasme dhe kanë marrë dëmtimet më të mëdha nga përplasja duke ndërruar jetë sapo mbërritën në spital për shkak të plagëve të rënda. Nervida Garuja, 24 vjeç dhe Lusinda Garuja, 19 vjeç ishin motra.

Në mjetin tip 'volkswagen' udhëtonin 4 vajzat, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa makina është shkatërruar totalisht dhe të 4 pasagjeret kanë mbetur të bllokuara në mjet. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse që të bënin të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti i dëmtuar.

Të katër vajzat kanë dalë me shenja jete dhe janë dërguar në spitalin e Elbasanit, por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë duke humbur jetën në spital. Dy të plagosurat e tjera janë në gjendje kritike për jetën, dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Njërës prej vajzave i është vendosur një tub në gjoks për shkak të gjendjes më të rënduar.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe gjendja e dehur e drejtuesit të mjetit tip "Benzi" Behar Pema, 58 vjeç, i cili ka përplasur nga pas makinën me të cilën udhëtonin vajzat. 58-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është arrestuar nga policia.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik, ndërsa detaje të reja pritet të dalin nga përplasja e fortë mes dy mjeteve, ku mbetën dy viktima.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:33
Një nga vajzat: “Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin”

Nervida Garunja, një nga vajzat që ndodhet në gjendje të réndë në spitalin e Tráumës ka arritur të flasë për áksidentin trágjik që ndodhi mbrëmjen e sotme. Ajo ka rrëfyer se Behar Pema, 58-vjeçari që tashmë është vënë në pranga ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe áksidentin.

“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo, pas ngjarjes së réndë ku humbën jetën dy vajza. Ndërsa vetë Garunja dhe pronarja e mjetit me të cilin po udhëtonin të katërta, Denisa Dibra, ndodhen në spital.

Ora 22:47
Aksidenti tragjik në Elbasan, një prej viktimave, motra e një prej të plagosurave

1600030082_foto.jpg

Aksidenti tragjik në Elbasan i mori jetën njërës prej motrave, ndërsa ka lënë të plagosur rëndë motrën tjetër. Lusinda Garuja, 19 vjeç ishte motra e Nervida Garujës, 24 vjeç, e cila ndodhet në gjendje të rëndë te Traumat.

Ora 22:26
Identifikohet e plagosura tjetër nga aksidenti në Elbasan

Nervida Garunja, 24 vjeç, është e plagosura tjetër e aksidenti tragjik në aksin Tiranë-Elbasan, e cila ndodhet në gjendje të rëndë te Traumat në Tiranë.

Ora 21:38
Identifikohet drejtuesja e mjetit 'Volkswagen', ndodhet gjendje kritike për jetën te Traumat

Një nga të plagosurat është identifikuara si Denisa Dibra, 25 vjeç, e cila ishte edhe pronarja e mjetit tip volkswagen. Ajo është dërguar te Traumat në Tiranë.

Ora 21:32
Dy të plagosurat dërgohen te Traumat, njërës i vendoset tub në gjoks

1600021403_aksident.jpg

Dy të plagosurat e aksidentit të cilat janë në gjendje kritike për jetën, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Njërës prej vajzave i është vendosur një tub në gjoks për shkak të gjendjes më të rënduar.

Ora 21:27
Emrat e dy vajzave që humbën jetën në aksin Tiranë-Elbasan

Zbardhen emrat e viktimat e aksidenti tragjik në Tiranë-Elbasan. Dy vajzat që humbën jetën janë Lusinda Garuja, 19 vjeç dhe Zheneta Qallia,banuese në Shkodër.

Ora 21:02
Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan, arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte i dehur

1600021421_benzi.jpg

Benzi që shkaktoi aksidentin

Drejtuesi i mjetit tip 'Benz' me targa AA209AD, shtetasi Behar Pema, 58 vjeç,  drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është arrestuar nga policia.

Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip " Volkswagen' , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën.

Ora 20:42
Aksidenti në Tiranë-Elbasan, 2 viktimat ishin ulur në sediljen e pasme! Zjarrfikësja përdori mjete prerës për t'i nxjerrë (FOTO)

Dy viktimat nga aksidenti tragjik ishin pasagjere të ulura në sediljen e pasme. Përplasja ka qenë tepër e fortë sa vajzat kanë marrë plagë të rënda dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Automjeti është shkatërruar plotësisht dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse që të bënin të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti i dëmtuar. Të plagosurat u nxorën pas disa minutash nga zjarrfikësit. Të katër vajzat kanë dalë me shenja jete dhe janë dërguar në spitalin e traumave në Tiranë, por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë. Dy të plagosurat e tjera janë në gjendje kritike për jetën.

Ora 20:21
Aksidenti tragjik në Tiranë-Elbasan/ Policia: 4 vajzat kishin mbetur të bllokuara në makinë

1600019395_aksidentelbasan.jpg

Në lidhje me aksidentin tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit, policia konfirmon dy viktima, nga përplasja e fortë mes dy makinave.

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip "Benz",  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip "Volkswagen", ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,  ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 14/09/2020 11:40

    Ky shoferi pijanec mori ne qafe keto vajzat, shofera qe nuk zbatojne rregullat e qarkullimit duhet te merren masa ekstreme ky pijanec ne burg e ka vendin pergjegjesi ka dhe ispektori linjes

    Përgjigju
  • sadushe: 14/09/2020 08:49

    o pijanec i qenit po ti ca ishe qyqe dhe ca ato para ishin femra tu eren syt taliban i qelbur po je kriminel vrave dy engjej e te shom akoma...burgim i perjetshem po..po po te kisha nje timen nga ato do paguaja qe edhe te te perdhunonin dhe pastaj te vdisje...bere mekat te madh vetem pse ishin femra ne pun te tyre...posht shpellaret...mjer timoj shqiperi qe ne 30 vjet te ka vrar demokraleshi me shum se lufta e dyt...posht sali krimineli shkaktari i gjith rumpalles 30 vjecare.....

    Përgjigju
  • Shoku: 14/09/2020 07:23

    Keto vajzat i lane kohe te gjate brenda makines se ndihma u vonua shume dhe ato qe humben jeten i cuan ne spitalin e Elbasanit qe eshte cope cope,ne aksidente te tilla me trauma duhet perdorur helikopteri dhe doktoret e traumes duhet te jene ne vend ngjarje jo te dergojne nje ambulance pa asgje brenda.

    Përgjigju
  • halili: 14/09/2020 06:37

    me shume mundesi ky do mbledhi noj lek tek shoket e familjaret si puna e tij dhe do dali nga burgu..shtet kot

    Përgjigju
  • tirona: 14/09/2020 02:11

    Atij sum qimit le tja cajn tani sumen atje mren mori ne qaf gjith ato vajza gjynof..robt le.tja qin ta.vrasin pijanec ordiner

    Përgjigju
    • Patenta BE: 14/09/2020 08:54

      Sa ka si ky neper autostrada? Ti po parakalon me 130 km/h e te vine r.q. me 200 km/h e me te gjata te çajne k

  • BENI: 14/09/2020 00:47

    NUK I JEPET MAKINA katunareve,,ja shikojini tani pasojat,,,duhet te behet nje ulje e patentave,,,ose te behet kurs 6 mujor per te marre patenten e vetures...shoferi i maliknes te denohet me burgim te perjetshem....

    Përgjigju
    • Taku: 14/09/2020 14:09

      Për mua as e drejta e votës se ja pasojat 30 vjet kokëfortësi asnji se rruan

  • vjosa: 14/09/2020 00:44

    KY MASKARA DO VARUR NE MES TE ELBASANIT per kete krim qe ka bere,,,,,c'fare ndyresirash ka neper rruge,,,,,ju mallkofte zoti mor maskarenj...

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 14/09/2020 00:18

    Ja pse duhen rishikuar te gjith patentat e dhena mbas 90s INSTRUKTOR KRIMINELA NUK I JEPET PATENTA SE BRIME E BUKUR APO JE CUN ME PARE.

    Përgjigju
  • Tim: 13/09/2020 23:36

    Kam 1 muaj qe po rri ne shqipri me pushime edhe po shof horror cdo dit neper rrug. Ku esht ky shtet i falimentuar. Pse nuk vejn ca makina civile me police neper autostrada edhe ti arrestojn keta manjaker.

    Përgjigju
  • Artur: 13/09/2020 23:30

    Me siguri ky pjaneci ka dale pa pasoja nga aksidenti?! Kur ne fakt ky duhet te vdiste ne vend. Monstra njerez

    Përgjigju
  • Caki: 13/09/2020 23:17

    Ngushellime familjes . Ketu ne SHQIPERI nuk funksionon asnje instance , asnje dikastere , ASNJE INSTITUCION .

    Përgjigju
  • Ajoo: 13/09/2020 22:45

    O shtet nxirrni ligj tu jepet burg perjete pedofilave qe perdhunojne femije, dhe atyre si ky monstra qe i japin makines ne gjendje te dehur dhe si rezultat shkaktojne humbje jete. Ngushellime familjareve zoti u dhente force te perballojne kete dhimbje te tmerrshme.

    Përgjigju
  • Momli-Molit: 13/09/2020 22:28

    Harbuteri, injorace moderniteti, karrocirere gomeresh me benza, analfabete me iPhones, kafshe qe nuk e kane idene e fjaleve “te lutem, faleminderit, me fal, pershendetje”, njerez qe q** motren, femin, vrasin vella, babe e nene. Keto kane firuar nga Dekraqia shqipzaret, ah po jane patriote, po ku !? Ne stadiume, se gjysma jane Jorgo qe kane harruar shqip gjysma tjeter fshihen sapo serbi con 2 police. Pra ku jemi?! Cben shteti e dime po ne?!

    Përgjigju
    • Taku: 14/09/2020 14:11

      E paske qarë më tepër s'ka ç'të shtosh

  • Altini: 13/09/2020 22:17

    ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Shkodrani: 13/09/2020 22:11

    Gjynah alamet vajzash kan qen , tmerr ngushellime

    Përgjigju
  • Ana: 13/09/2020 22:02

    Sa keq :(((

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/09/2020 21:45

    Policia rrugore eshte e korruptuar dhe ministergjeneralleshi nuk arriti dhe ska per te arritur kurre te ndale korrupsionin ne kete sektor jetik te policis shtetit. E tere grehina e shtetit shqiptar eshte piramide korrupsioni.. ..

    Përgjigju
    • Shoferi: 14/09/2020 10:54

      ca do beje policia me shume pse flisni budallalleqe...ne cdo cep jane..nese pijance koktrashe dhe kriminele nuk zene mend nuk mund te fusin njerez brenda pa bere aksidentin..shteti smund te vej denim me vdekje per aksidente mos flisni kot..ai duhet te marri denimin maksimal sipas ligjeve qe ashtu si jane jane shume te mira...po gjykata duhet ti zbatoje si duhet

    • Daku: 14/09/2020 07:54

      Policia shyqyr qe vendos gjoba per parkimet se per gjera te tjera eheee vk

    • Gim: 14/09/2020 04:57

      Ke te drejte o Momlo, po re funksiononte policia kta qlbesirat do kishin frike, por skane se e dine qe nuk i gjwn asgje. Policia del ary ku eshte tabela 40 se ka hall me kap nai lek. Shpresoj qe kta prinder qe humben femijet sot ta gjejne forcen

    • Staplerfahrer: 14/09/2020 00:20

      O hajvan

    • Njeri: 13/09/2020 23:05

      Ka faj policia,se tipa qe pijn e hipin ne timon,po nuk i ndeshkove ne te paren here ne menyre maksimale,e perserisin... ja shembulli fatkeq... Akoma me e rende nje person ,me gjasa prind vete,po kshu do e pesojne keta burrat shqiptare,qe kujtohen te bejne gjerat e rinise e adoleshences masi kapun te 50 at Majmune

    • Sa gjynah: 13/09/2020 22:39

      I paska ik trunin momlit. Ca faji ka policia se ja kerrcet tjetrit per te pire edhe per ti dhene makines si i cmendur. Apo nuk te rrihet pa shkruar budalleqe

  • YYY: 13/09/2020 21:33

    O Zot po na iken mendja! Shoferi eshte nje kriminel i mirefillte. Duhet te denohet per vrasje me dashje ne rrethana te cilesuara. Nuk gjenden fjalet per te ngushelluar familjet.

    Përgjigju
  • Kokcepat: 13/09/2020 21:14

    Lufte civile kunder kokcepave ! Nuk ka rruge tjeter ! E kam shkruar edhe me pare, kjo nuk eshte nje fatkeqesi qe mund ti ndodh dikujt ! Ne Shqiperi ky eshte normaliteti ! Lloj lloj idiotesh e kokcepash qe ecin si kafshe rrugeve duke rrezikuar jeten e njerzve ! Nje falimentim total i Qeverisjes dhe i shtetit ! Nje zhgenjim i madh per mua si votues i kesaj qeverisje qe ne pothuaj 8 vjet nuk ka bere asgje per respektimin e rregullave te trafikut ! Nje paaftesi totale, askush nuk ka frike, injoranca mbizotron ! Nuk ka rruge tjeter o njerez ! Lufte civile ..sa po te shihni dike qe ecen si kafshe apo eshte i dehur, nxirrni kallashin e bjeruni kokcepave ! I vrisni ju para se te vrasin ata femijet tuaj !

    Përgjigju
    • Kokcepat: 14/09/2020 11:04

      Ti kokcep je shembulli tipik i injorantit dhe analfabetit ! Nuk ka trafik si ne shqiperi ne asnje vend te evropes e botes civile, eshte tmerr dhe injorance e madhe!Na tregon boten e justifikon punen e dobet te shtetit ti kokcep injorant! Nuk ka asnje permisim ne respektimin e rregullave te trafikut nga koha e qoftelargut Sali, nje deshtim total ! Po ca te kuptosh ti injorant ! Ke makine ti kokcep? Po te kesh je nje rrezik dhe nje vrases pervec se nje cope mishi e injorant kokcep ! Makina e vajzava eshte qelluar nga pas ! Ne cdo rrethane faji eshte i atij qe te qellon nga pas ! Kush ju ka dhene patenten ju o lamasher , o vemje? Del edhe na shet pordhe ketu ..race muti kokcepe !!

    • Vloenjati: 13/09/2020 22:29

      Ti kok Pa cepa Loqe Per te tilla gjera sta ka fajin as qeverria as ministri aksidente te tilla ndodhin ne cdo vend te botes Dhe jo vetem ne shqiperi . Po ta shikosh kokcept e tu jan shtruar shum vitet e fundit te pakten ne vlore. Ka vija te bardha ndalojn ecin ne shtrung . Gjynaf per ato vajzat qe vdiqen se jan te reja Por po me vjen keq qe te mendoj qe ato mund ti ken prer rrugen atij me benx si shum shofere te reja qe sja kan haberin fare autostrades se si kalohet na nje korsi ne tjetern . Me gjithate shteti te bej detyren .

  • Gynah: 13/09/2020 20:57

    Ca bohet keshtu . Neqofte se shoferi I Mercedes ka qen në efektin e alkolit te varet në litare. Jo me burgim. Gjynah në lulet te jetes pijanecet në litare jo në timon. Gjynah. Gjynah gjynah zot na rujt nga keto pijanecet e timonit

    Përgjigju
    • turi: 13/09/2020 21:39

      Nese do kishin vendosur radar shpejtesie automatik do ishte ndaluar nga policia pijaneci. Por nese behet ashtu do na mbetej pa kafe shefi

  • KritikAbsolut: 13/09/2020 20:54

    Shoferi qe ka shkaktuar kete tragjedi te denohet me burgim te perjetshem pa te drejte apelimi apo faljeje! Ne burg te mendoje cdo dite per keto jete qe shuajti dhe keto familje qe shkaterroi. RIP ata qe humben jeten dhe ishalla pa viktima te tjera. Ngushellime familjareve

    Përgjigju
  • Juri: 13/09/2020 20:50

    Ai plehra është rast tipik që nuk duhet të dalë i gjallë nga qelia ku e kane futur. Mallkuar fëmijët e politikanëve që nuk e bënë shtet këtë vend këtu e 30 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM

Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM