Njëra nga makinat e eskortës së firmës private të sigurisë "EuroGjici" është aksidentuar në ‘Yzberisht’ mesditën e sotme gjatë transportit të parave të një banke të nivelit të dytë.
 
Drejtuesi i mjetit me targa AA 068 KM pas aksidentit ka zbritur nga makina dhe ka goditur disa herë me grushte dhe me shqelma, drejtuesin e njërës prej makinave të eskortës.
 
I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për autorin. Burime nga policia e Tiranës pohojnë se autori është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.
 
Shuma e parave që po transportohej nga makina e blinduar e kompanisë private drejt një banke të nivelit të dytë në Tiranë nuk është cenuar.



dy.b/shqiptarja.com