PEQIN-Policia ka arrestuar shoferin e kamionit që përplasi për vdekje 25-vjeçarin me inicialet M.SH. mesditën e djeshme te Bishti i Zhurit.
 
Sipas policisë, Gani S. 35 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, në rrugën Peqin-Bishti i Zhurit duke drejtuar mjetin kamion tip “Man”, tërheqës është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin M. Sh.
 
Nga aksidenti 25-vjeçari ka ndërruar jetën në vend, pasi përplasja ka qenë fatale.
 
Ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar për të sqaruar rrethanat e aksidentit. 


dy.b/shqiptarja.com