Aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në 2022, ndahet dosja për ish-policin Arjan Tase! Gjyshi i të miturës: Gjykata të bëj drejtësi

Gjykata e Vlorës ndau dosjen e ngjarjes së gushtit të vitit 2022 në Himarë, ku efektivi i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia. Në vendimin e gjykatës, i cili u imponua nga shtyrja e seancës paraprake 7 herë radhazi, ish-punonjës i policisë, do të gjykohet më vete, pa 8 punonjësit e tjerë të policisë së Himarës, nën akuzë për shpërdorim detyre. Seanca u ndoq me interes nga gjyshi i Jonadës, Ismet Avdia, i cili hedh dyshime për këtë vendim ndarje.

‘Ndarja kërkohet për të lehtësuar sa më shumë palët. Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Natyrisht avokatët e tyre kërkojnë masa lehtësuese. Shkojnë deri aty sa këta njerëz që kanë qenë përgjegjës shtetëror dhe kanë marrë rrogën për të siguruar jetën e njerëzve apo dhe të Jonadës time e cila mbeti në helikat e motorëve të këtyre njerëzve që drejtojnë këtë komisariat.’-tha ai.

Për Ismet Avdinë, përgjegjës për vdekjes së mbesës së tij nuk është vetëm efektivi i policisë Arjan Tase.

‘Ai pavarësisht se është autor i krimit, të gjithë ata që ndodheshin rreth tij janë përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie. Nuk flitet vetëm për mbesën time Jonada që ra në motorët e një shteti dhe një pushteti që merr rrogat nga taksat tona por që në Shqipëri të mos ndodhë më. Duhet të jepet mesazh që ata që paguhen me taksat tona të mbrojnë këtë popull.’- u shpreh gjyshi i të miturës.

7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën në gusht të 2022, tragjikisht në plazhin Potam të Himarës teksa po lahej në det, pasi u godit nga një gomone, e cila në kundërshti me rregulluat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë.

Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja, kishte ardhur për pushime në atdheun e tyre, pasi prej vitesh jetonin në Angli. Por, në këto pushime u përballën me këtë tragjedi, që u shkaktua nga ish-polici Arjan Tase, i cili në fakt duhej të ishte shembull për qytetarët që të zbatojnë rregullat, por ai po lundronte në mes të pushuesve teksa po laheshin dhe për shkak të një manovre të gabuar i mori jetën të miturës.

7-vjeçarja u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Ngjarja solli reagime nga gjithë opinion publik, ndërsa protesta u organizuan për disa ditë me radhë. Një tragjedi e tillë solli edhe reagimin e policisë e cila bllokoi të gjitha mjetet lundruese pothuajse në të gjithë vijën bregdetare dhe iu nënshtruan një kontrolli, ndërsa edhe këtë vit kontrollet dhe ndëshkimet për drejtuesit e mjeteve lundruese që shkelin rregullat janë shtuar.

Ndërkohë, më 11 korrik Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe mori zyrtarisht të pandehur ish efektivin dhe 8 policë të tjerë, që tashmë do të përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte. Për këtë vepër penale, parashikohet dënim maksimal deri në 15 vite burg. Sipas Prokurorisë, Tase nuk ka respektuar zonën e kufizuar për pushuesit, e cila nuk duhet të kalohet nga mjetet lundruese, dhe ka bërë manovër të gabuar gjatë drejtimit të skafit, duke përplasur për vdekje 7-vjeçaren në plazh, disa metra larg bregut.

Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
'Jonada ime mbeti në helikat e motorit të njeriut që duhej ta mbronte!' Gjyshi i 7 vjeçares që humbi jetën në Himarë kërkon drejtësi

Vlore- Gjykata e Vlorës ka vendosur sot ndarjen e dosjes për ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2022 në Himarë, ku efektivi i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7 vjeçaren Jonada Avdia e cila po lahej në breg të detit.

Gjykata ka vendosur që Arjan Tase, ish-punonjës i policisë që shkaktoi tragjedinë të gjykohet veçmas nga 8 punonjësit e tjerë të policisë së Himarës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Ismet Advia gjyshi i vajzës së vogël kërkon drejtësi dhe hedh dyshime se ndarja e procesit ka për qëllim të lehtësohen personat përgjegjës të kësaj tragjedie.

“Pas këtij kalvari arritëm të zhvillojmënjë seancë gjyqësore. Ndarja kërkohet për të lehtësuar sa më shumë palët të cilët në një koordinim së bashku. Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Të gjithë ata njerëz që akuzohen dhe janë jashtë hekurave dhe janë në ndjekje janë punonjës shteti që kanë pasur funksione të caktuara për të respektuar rregullat në plazhin e Himarës. Natyrisht avokatët e tyre kërkojnë masa lehtësuese. Shkojnë deri aty sa këta njerëz që kanë qenë përgjegjës shtetëror dhe kanë marrë rrogën për të siguruar jetën e njerëzve apo dhe të Jonadës time e cila mbeti në helikat e motorëve të këtyre njerëve që drejtojnë këtë komisariat" tha ai për mediat.

Për Ismet Avdinë nuk është përgjegjës vetëm efektivi i policisë Arjan Tase

“Ai pavarësisht se është autor i krimit, të gjithë ata që ndodheshin rreth tij janë përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie. Unë kërkoj mbështetjen e mediave sepse siç tha avokati nuk flitet vetëm për mbesën time Jonada që ra në motorët e një shteti dhe një pushteti që merr rrogat nga taksat tona por që në Shqipëri të mos  ndodhë më. Duhet të jepet mesazh që ata që paguhen me taksat tona të mbrojnë këtë popull” tregoi Avdia.

Lajmi ne perditesim...

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toku: 02/12/2023 03:28

    Burg perjet maskarait

    Përgjigju
  • Aliu: 01/12/2023 20:56

    Denoheni tani para vitit te ri qe te perfitoj amnisti

    Përgjigju
  • halla esma: 01/12/2023 19:16

    akoma si keni dhene denim mw burgim te perjetshem.ketij horri....

    Përgjigju
  • Ervin: 01/12/2023 17:08

    Të lumtë goja, gjysh fisnik e i mençur!

    Përgjigju
  • kuciot: 01/12/2023 16:28

    shefi i policise se Himares ne ate kohe, pse nuk penalizohet? Viktor Llogo eshte dhe ai pergjegjes. Apo shefi i droges nuk preket.

    Përgjigju
  • LORA: 01/12/2023 15:37

    Nje vit e kusur per te gjykuar nje krim transparent !!!!!!!! Dhimbje per vogelushen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor