Soreca: 'Ndiq paratë' mënyra e duhur për të luftuar krimin, ka vullnet politik! OFL të punojë nën udhëheqjen e SPAK

VLORE - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca komentoi nga Vlora Operacionin Forca e Ligjit. Ai tha se motoja "Ndiq paranë" është mënyra e më e mirë për të luftuar krimin e organizuar, ndërsa theksoi se ka vullnet politik për ta bërë këtë gjë. Ai shtoi se Operacioni Forca e Ligjit duhet të jetë nën udhëheqjen e SPAK, prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Për sa i përket operacionit forcat e ligjit ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë, dhe ne besojmë se logoja ndiq paranë është mënyra e duhur për të luftuar krimin e organizuar dhe tregon vullnetin politik për të trajtuar këtë problem. Mënyra si do të impelemnetohet ky ligj është shumë e rëndësisjhme dhe ne po e ndjekim nga afër. Megjithatë mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji. Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjek natyrisht parimet qe kane te bëjnë me sundimin e ligjit por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shume  e rëndësishme qe kjo platforme të punojë nën udhëheqjen e SPAK. Jam në kontakt me ministrin e Brendshëm dhe javën që vjen do takohem me udhëheqësit e SPAK", tha Soreca.

Kryediplomati i BE-së ishte sot në Vlorë, ku takoi kryebashkiakun e qytetit bregdetar, Dritan Leli në një bashkëbisedim me të rinjtë, sfidat me të cilat ata përballen dhe se si Bashkimi Evropian mund t'i përkrahë ata.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:06
Konferenca e donatorëve për tërmetin/ Soreca: Do të marrin pjesë rreth 100 shtete! Shqipëria po trajtohet si vend anëtar i BE

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca tha se do të jenë rreth 100 shtete të pranishme në konferencën e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Soreca theksoi se në këtë konferencë Shqipëria po trajtohet si të ishte vend anëtar i Bashkimit Europian.

"Ne po punojmë shume me besoni, dje ne prezantuam raportin qe identifikojmë raportin e dëmeve të tërmetit te 26 nëntorit, por edhe cilat janë nevojat që përballet Shqipëria tashmë pas kësaj fatkeqësie natyrore. Mund të them që janë rreth 100 shtete të pranishme në këtë konferencë, dhe mund të them që Shqipëria vërtet është trajtuar sikur të jete shtet i bashkimit europian për ndihmat që i janë dhënë për tërmetin", tha Soreca.

Ora 17:00
Soreca: Shqipëria ka shanse të hapë negociatat para Samitit të Zagrebit! Metodologjia e re e ndihmon të prezantojë veten siç duhet

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca nga Vlora tha se Shqipëria  ka shanse të hapë negociatat  përpara  samitit të Zagrebit. Soreca tha se metodologji e re e vlerësimit që po implementohet do i krijojë mundësinë Shqipërisë që të prezantojë veten në mënyrën e duhur në takimin e muajit Mars.

"Ju e keni parë dje që komisioni europian ka zbuluar një strategji të re per zgjerimin e tij, e cila shkon në një metodologji të re me çka kanë prezantuar disa shtete. Kjo do të diskutohet tashmë në Këshillin Europian, teksa Shqipëria duhet të vazhdojë përmirësimet dhe punën e saj gjatë pranverës. Strategjia e re është një hap përpara integrimit të Shqipërisë, pasi Shqipëria do të ketë mundësinë ta prezantojë veten në mënyrën e duhur në takimin që do të kemi gjatë muajit mars. Ju më njihni tani unë jam një njeri optimist por jam dhe realist kështu që në 7 javët në vijim ne do të vazhdojmë të kemi rezultate të tjera ne rrugën drejt Bashkimit Europian. Në Vlorë kemi implementuar dhe financuar tre projekte madhore nga buxheti i BE dhe këto projekte për Vlorën si dhe mbështetja e BE do të vazhdojë edhe në të ardhmen", tha Soreca.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 06/02/2020 23:34

    "Ndiq parane" eshte e vlefshme ne itali,ne shqiperi moto duhet te jete "ndiq politikanin" nqs ndjek politikanin me ke rri, kush ja siguroi votat, sa para dha per kandidaturen, kujt ja dha, si i beri ata para,si eshte e mundur qe te gjithe politikanet dhe drejtoret jane te nje familje e keshtu me radhe do kishim nje shqiperi model

    Përgjigju
  • roni: 06/02/2020 22:15

    Jo vetem diq parate por ketu te ne kriminelet bredhin gjith diten rrugeve me makina super te shtrenjta dhe per cudi nuk bien ne sy te atyre qe i kerkojne.

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/02/2020 21:04

    Moton ”ndiq paranë” e kanë dhe kriminelet qe duan medoemos te bejne pará. E kanë dhe bujkroberit e derrmuar fshatarë qe te shesin nje shporte me molle për dy lek. ”Ndiq paranë” Po shoku Lelë cdo aty?

    Përgjigju
    • Zyberi: 07/02/2020 08:33

      Lexoke vetem titujt, qenke vertet kafshe fare o i qelluar! Hahahaha

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'