Soreca: Shqipëria ka shanse të hapë negociatat para Samitit të Zagrebit! Metodologjia e re e ndihmon të prezantojë veten siç duhet

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca nga Vlora tha se Shqipëria  ka shanse të hapë negociatat  përpara  samitit të Zagrebit. Soreca tha se metodologji e re e vlerësimit që po implementohet do i krijojë mundësinë Shqipërisë që të prezantojë veten në mënyrën e duhur në takimin e muajit Mars.

"Ju e keni parë dje që komisioni europian ka zbuluar një strategji të re per zgjerimin e tij, e cila shkon në një metodologji të re me çka kanë prezantuar disa shtete. Kjo do të diskutohet tashmë në Këshillin Europian, teksa Shqipëria duhet të vazhdojë përmirësimet dhe punën e saj gjatë pranverës. Strategjia e re është një hap përpara integrimit të Shqipërisë, pasi Shqipëria do të ketë mundësinë ta prezantojë veten në mënyrën e duhur në takimin që do të kemi gjatë muajit mars. Ju më njihni tani unë jam një njeri optimist por jam dhe realist kështu që në 7 javët në vijim ne do të vazhdojmë të kemi rezultate të tjera ne rrugën drejt Bashkimit Europian. Në Vlorë kemi implementuar dhe financuar tre projekte madhore nga buxheti i BE dhe këto projekte për Vlorën si dhe mbështetja e BE do të vazhdojë edhe në të ardhmen", tha Soreca.


Lajmi kryesor:

Soreca: 'Ndiq paratë' mënyra e duhur për të luftuar krimin, ka vullnet politik! OFL të punojë nën udhëheqjen e SPAK


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite